Ushtria amerikane ka evakuuar diplomatët amerikanë dhe familjet e tyre nga Khartoum, tha presidenti Joe Biden, transmeton InLajmi.
“Operacioni që zgjati ishte “i shpejtë dhe i pastër”, tha një zyrtar amerikan.
Më pak se 100 persona thuhet se u evakuuan herët të dielën, kur 3 helikopterë Chinook u ulën pranë ambasadës amerikane për t’i mbledhur.
Ministria franceze e punëve të jashtme njoftoi se po fillonte gjithashtu të evakuonte qytetarët e saj dhe stafin diplomatik nga vendi.
Një konflikt i ashpër shpërtheu javën e kaluar në Khartoum midis 2 ushtrive kundërshtare në Sudan, shkruan BBC.
Lufta për pushtet midis ushtrisë së rregullt të Sudanit dhe një force paraushtarake të quajtur Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) ka parë bombardime të rënda në kryeqytet, me qindra të vrarë dhe mijëra të tjerë të plagosur. /InLajmi/