Në mbarë botën këtë të diele të 23 Prillit kremtohet Dita e Librit me aktivitete të shumta, përcjell InLajmi.
Ndërsa Ministria e Kulturës Rinisë e Sportit në Kosovë uroi këtë datë në mënyrë të vecantë.
Nga kjo ministri njoftuan se në Kosovë, kjo ditë na gjen me qasje dhe politikë të re për librin, për zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij sektori.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit:
Urime Dita Botërore e Librit dhe Dita e të Drejtave të Autorit📚
Një nderim mbarëbotëror i kushtohet sot librave dhe autorëve. Kjo datë, 23 prill, lidhet me vdekjen e d2kolosëve të letërsisë botërore, Ëilliam Shakespeare dhe Miguel de Cervantes. Afro 400 vite më vonë, saktësisht në vitin 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, 23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit dhe e së Drejtës së Autorit.
Në Kosovë, kjo ditë na gjen me qasje dhe politikë të re për librin, për zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij sektori.
🔹Rritje e buxhetit për librin: Fondin për librin nga 160 mijë e kemi ngritur në 1 milion euro në vit.
🔹Ligji i ri për të drejtat e autorit: Me ligjin e ri që tashmë është në procedurë parlamentare, synojmë zhbllokimin e procedurës për respektimin e këtyre të drejtave që do të krijojë të ardhura shtesë për krijuesit.
🔹Mbështetja e bibliotekave publike: Këtë vit kemi ndarë 200 mijë euro, nga mbi 6400 euro për secilën bibliotekë komunale për blerje vetanake. Sivjet nisë edhe zbatimi i Rrjetit Bibliotekar të Kosovës, akreditohet programi për aftësim profesional në bibliotekari dhe bëhet vlerësimi i gjendjes së ndërtesave të bibliotekave komunale.
🔹Restaurimi i Bibliotekës Kombëtare: Për fuqizimin e institucioneve kombëtare të kulturës po bëjmë, ndër të tjera, edhe renovime në ndërtesa, përfshirë këtu Bibiliotekën Kombëtare.
Duke e vlerësuar lartë librin si një lidhje midis së shkuarës dhe së ardhmes, një urë midis brezave dhe kulturave, MKRS mbetet e përkushtuar që nëpërmjet politikave të reja të kontribuoj në këtë sektor si dhe në avancimin e kornizës ligjore për të drejtat e autorit dhe mbrojtjen juridike të këtyre të drejtave. InLajmi/