Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, në Ditën Botërore të Librit ka kërkuar që e gjithë vëmendja të kthehet tek librat në gjuhën shqipe, përcjell InLajmi.
Begaj ka theksuar se duhet mbështetur dhe motivuar të gjithë shkrimtarët, përkthyesit, botuesit, studiuesit, në mënyrë që trashëgimia më e madhe e jona, gjuha shqipe, të mbrohet dhe të pasurohet çdo ditë e më shumë.
Ndryshe, më 23 prill shënohet Dita Botërore e Librit, në kuadër të saj organizohen një sërë aktivitetesh në mbarë botën për të rritur vetëdijësimin për rëndësinë që ka libri në jetën tonë.
Postimi i plotë i tij:
Në Ditën Botërore të Librit, të kthejmë vëmendjen te libri shqip!
Të mbështesim dhe të motivojmë shkrimtarët, përkthyesit, botuesit, studiuesit, lexuesit, të gjithë ata që bëjnë të mundur që trashëgimia më e madhe identitare e jona, gjuha shqipe, të mbrohet e të pasurohet çdo ditë e më shumë! /InLajmi/