Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se sot procesi zgjedhor në 4 komunat veriore të vendit ka përfunduar pa ndonjë problem.
Ai, në një konferencë për media, ka thënë se procesi ka përfunduar me kohë në të gjitha qendrat e votimit.
“Anëtarët e KQZ-ës tani janë duke e bërë numërimin e të gjitha votave, besoj që rezultatet preliminare do të publikohen pas orës 20:00”, ka thënë Radonqiqi, shkruan Reporteri
Radonqiqi ka njoftuar edhe për numrin e votuesve në këto qytete, që janë si në vijim: Në Leposaviq kemi 141 votues apo 1.06 për qind, në Zubin Potok kemi 385 votues apo 5.78%, në Zveçan kemi 204 votues apo 2.92%, si dhe në Mitrovicën e veriut kemi 837 votues apo 4.62%.