Është hapur me kohë edhe qendra e vendvotimit në objektin e Komunën në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut.
Sipas menaxherit të kësaj qendre deri në orën 09:00 e kanë shfrytëzuat të drejtën e votës 35 qytetarë dhe se gjithçka ka shkuar sipas planit.
Në orën 10:00 në këtë qendër pritet që të votoj Erden Atiq, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje.
Nga 44 sa kanë qenë në të kaluarën, kësaj radhe do të jenë 19 qendra votimi, e shumica prej tyre do të improvizohen në kontejnerë.
Numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në këto 4 komuna është 19, me gjithsej 34 vendvotime, prej tyre 6 janë qendra votimi të rregullta, me gjithsej 6 vendvotime, ndërsa 13 qendra të tjera votimi janë alternative, me gjithsej 28 vendvotime, raporton Ekonomia Online.
Për zgjedhjet në veri do të shtypen 43 mijë e 500 fletëvotime.