Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar pas stërvitjeve ushtarake të trupave serbe në Batajnicë, përcjell InLajmi.
Kurti tha se Serbia po zhvillon stërvitje ushtarake në një vend memoriali për viktimat e luftës, duke kujtuar kështu se në Batajnicë u hap një varr masiv, ku u fshehën trupat e 744 shqiptarëve të Kosovës, 46 prej tyre anëtarë të familjes Berisha.
“Në një varr masiv në Batajnicë, u fshehën trupat e 744 shqiptarëve të Kosovës, përfshirë këtu. 46 anëtarë të familjes Berisha. Në vend të një memoriali për viktimat e luftës, Serbia po zhvillon atje stërvitje ushtarake për “Ditën e Forcave të Armatosura”, tha Kurti.
Për më tepër, Kurti theksoi se trupat mund të fshihen, por e vërteta nuk mund të varroset. /InLajmi/
In a mass grave in Batajnica, the bodies of 744 Kosova Albanians were hidden, incl. 46 members of the Berisha family. Instead of a memorial to war victims, Serbia is holding military exercises there for "Armed Forces Day". Bodies can be hidden, but the truth cannot be buried.
— Albin Kurti (@albinkurti) April 22, 2023