• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 15 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Rendësia e gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Libona Gegaj nga Libona Gegaj
22 April 2023
në KRYESORE
0 0
0
84 viktima të reja Gjykata Speciale i pranon në rastin e Thaçit e të tjerëve
0
SHPERNDARJE
16
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Gjyqi ndaj ish presidentit të Kosovës, si dhe Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, filloi me 3 prill.

Ish-udhëheqësit e UÇK-së akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte para një gjykate ndërkombëtare me seli në Hagë

Në aktakuzë thuhet se të paktën 440 persona, shqiptarë, serbë, romë, boshnjakë dhe malazezë, të cilët nuk morën pjesë në konflikt, u ndaluan në mënyrë të paligjshme. Të paktën 102 nga ta, sipas akuzës, nuk u mbijetuan krimeve të kryera ndaj tyre.

Pas përfundimit të konfliktit në Kosovë, Thaçi, Veseli dhe Krasniqi lanë gjurmë të rëndësishme politike. Thaçi ka mbajtur postet më të larta qeveritare në Kosovë në disa raste, ndërsa Veseli dhe Krasniqi, mbajtën funksionin e kryetarit të parlamentit.

Njoftimi për aktakuzën ndaj zotit Thaçi u publikua në qershor të vitit 2020, pak para takimit në Uashington, ku ai duhej të përfaqësonte Kosovën në dialogun me Serbinë. Raundi i dialogut i nisur nga SHBA-të u shty dhe Avdullah Hoti (kryeministër në atë kohë) e zëvendësoi në negociatat e shtatorit.

Procesi ndaj zotit Thaçi dhe të tjerëve nuk është rasti i parë i gjykimit të përfaqësuesve të lartë politikë të Kosovës dhe ish komandantëve të UÇK-së. Ramush Haradinaj u shpall i pafajshëm në dy procese (në Gjykatën Ndërkombëtare për krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë) për mungesë provash. Ato procese u përshkuan me tërheqjen e deklaratave të disa dëshmitarëve që akuzonin zotin Haradinaj.

“Në të kaluarën janë mbajtur disa gjykime dhe janë kryer hetime, por cilësia e provave nuk ishte e kënaqshme. Për më tepër, proceset u penguan nga frikësimi i dëshmitarëve, prandaj në marrëveshje me Prishtinën u krijuan Dhomat e Specializuara (Gjykata e Posaçme) për të arritur përparim në zgjidhjen e çështjes së trashëgimisë së luftës”, tha profesor Goë, ekspert në fushën e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Dhomat e Specializuara janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por selia e tyre, për shkak të nevojës për të mbrojtur dëshmitarët, është vendosur në Hagë. Ato trajtojnë ngjarjet nga 1 janari i viti 1998 deri më 31 dhjetor të vitit 2000, periudhë që përfshinë një vit e gjysmë nga përfundimi i luftës në Kosovë.

“Gjyqi është momenti për të ndriçuar të vërtetën e plotë për viktimat e krimeve të rënda. Bëhet fjalë për njerëz që janë keqtrajtuar ose vrarë, jo vetëm serbë dhe romë, por edhe shqiptarë etnik. Procesi tregon se ata që kryejnë abuzime mund të mbajnë përgjegjësi. Këtë duhet ta kenë parasysh ish udhëheqësit e kohës së luftës të Serbisë dhe autoritetet që i mbrojnë ata. Edhe pse kjo ka të bëjë me gjyqin ndaj zotit Thaçi, është gjithashtu e nevojshme të merret parasysh mosndëshkimi që ekziston në Beograd”, tha Elizabeth Evenson, drejtoreshë e Programit për Drejtësi Ndërkombëtare të organizatës joqeveritare Human Rights Watch.

Tensionet në Kosovë, të cilat datojnë që nga vitet e 80-ta, kulmuan në fund të viteve 90-të me një konflikt të armatosur midis forcave ushtarake dhe policore të Republikës Federale të Jugosllavisë së atëhershme dhe formacioneve të armatosura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ne besojmë se ky proces, nëse kryhet në mënyrë të drejtë dhe me një qasje të duhur, mund të ndihmojë paqen e qëndrueshme. Drejtësia dhe regjistrimi i keqbërjeve mungojnë në rajon, gjë që krijon një bazë për mitet dhe keqkuptimet që mund të përdoren nga politikanët manipulues. Ky dhe gjykime të tjera mund të ndihmojnë në vendosjen e themeleve për qëndrueshmëri dhe bashkëjetesë me respekt”, tha përfaqësuesja e Human Rights Ëatch në një përgjigje me shkrim.

Megjithatë, Sarah Ochs, nga Fakulteti Juridik në Louisville në shtetin amerikan të Kentakit, e sheh metodën e themelimit dhe karakterin e Gjykatës së Posacme si një nga problemet për arritjen e një përfundimi të tillë.

“Është themeluar sipas ligjeve të Kosovës. Por në realitet, deri diku ishte pasojë e trysnisë së bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës. E vendosur në Hagë, është larg zonës ku kanë ndodhur krimet e supozuara. Gjykata menaxhohet tërësisht nga gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë, pa asnjë kontribut nga qytetarët e Kosovës”, shpjegon profesorja Ochs, e cila shton se puna më efektive kërkon një shpërndarje më të barabartë midis aktorëve vendas dhe ndërkombëtarë, asisoj që askush nuk do të kishte përparësi dhe të përjashtonte plotësisht palën tjetër.

“Megjithatë, tani është tepër vonë për një gjë të tillë. Gjykata u krijua, proceset po zhvillohen, edhe pse nuk dihet nëse institucioni i themeluar mbi parimet ekzistuese ishte më i përshtatshmi”, tha zonja Ochs.

Para fillimit të procesit gjyqësor kundër zotit Thaçi, që ishte edhe një nga negociatorët kryesorë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nënshkrues i marrëveshjes së parë të Brukselit, perëndimi ndërmori një nismë diplomatike, rezultati i pritshëm i së cilës është një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ulja e tensioneve.

Mirëpo, a mund të ndihmojë për këtë gjykimi ndaj ish udhëheqësve të UÇK-së, pavarësisht nga përfundimi i procesit?

“Pa dyshim, një nga arsyet që i akuzuari Thaçi, i cili ishte president i Kosovës, u dorëzua dhe bashkëpunoi, është që të mbajë anën e Uashingtonit dhe Brukselit. Autoritetet e Prishtinës duan që proceset të vazhdojnë dhe të përfundojnë. Ata e kuptojnë se nëse nuk bashkëpunojnë, do të gjenden në një pozitë edhe më të vështirë. Në këtë kuptim, gjyqi mund të jetë i dobishëm për dialogun mes 2 palëve, të cilave u duhet kohë për përparim i dukshëm”, vlerëson profesori Goë.

Sarah Ochs nuk pajtohet plotësisht me këtë qëndrim, duke përmendur si argument qëndrimin kritik që ka ende shumica e publikut në Kosovë lidhur me gjykatën dhe shtrirjen e saj të mundshme.

“Në përpjekje për të mos qenë shumë pesimiste, mendoj se ka mënyra të tjera për të bërë përparim në procesin e pajtimit mes dy vendeve. Nuk e di nëse përmbushja e drejtësisë në proceset penale është rruga e duhur. Sidomos për shkak të mungesës së legjitimitetit të asaj gjykate në Kosovë, të cilën qytetarët e saj e shohin si një lloj pale të 3 ndërkombëtare”, theksoi ajo.

Pasoja e dhimbshme e luftës për shumë familje në Kosovë është se së paku 1600 anëtarë të tyre janë ende të zhdukur. Mes tyre janë më shumë se 1 mijë e 100 shqiptarë, rreth 450 serbë, si dhe viktima të kombësisë boshnjake dhe rome.

Sipas zonjës Elizabeth Evenson nga Human Rights Ëatch, gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK-së kujton gjithashtu rëndësinë e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur.

“Ne po shohim përparim në këtë çështje në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Trajtimi i fatit të të zhdukurve duhet të jetë një element thelbësor i diskutimeve dhe marrëveshjeve të ardhshme, pasi është thelbësor për dinjitetin, respektin dhe drejtësisë. Kur bëhet fjalë për Serbinë, duhet të jemi të qartë rreth mbulimit masiv, sistematik dhe të organizuar të transferimit të trupave të qindra shqiptarëve. Ishte një veprim i bashkërenduar, prandaj autoritetet e Serbisë kanë mundur të hedhin dritë deri tash mbi atë që ka ndodhur, kush e ka urdhëruar dhe ku janë trupat e tjerë”, nënvizoi ajo.

Lufta ndërmjet UÇK-së dhe forcave policore ushtarake të ish-Republikës Federale të Jugosllavisë përfundoi me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999, shkruan VOA.

Ndërhyrja pasoi vrasjen e 45 civilëve shqiptarë në fshatin Reçak të Kosovës dhe negociatave të pasuksesshme ndërmjet palës shqiptare dhe serbe në Rambouillet të Francës.

 

Tags: Gjykata Speciale - HagëHashim ThaçiKadri Veseli
Postimi i mëparshëm

Kurti: Komuniteti turk ka luajtur rol të rëndësishëm pozitiv në historinë tonë moderne

Postimi tjetër

Deputeti Zemaj kritikon qeverinë: VV ka keqmenaxhuar totalisht

Të ngjajshme Postime

Krasniqi pret në takim të Dërguarën e Posaçme të Britanisë, flasin për dialogun Kosovë – Serbi
KRYESORE

Krasniqi pret në takim të Dërguarën e Posaçme të Britanisë, flasin për dialogun Kosovë – Serbi

14 July 2025
Bajrami: Gjykata Speciale po e gjykon UÇK-në – aktakuza ndaj ish-krerëve do të rrëzohej lehtë nëse do të kishte gjykim të drejtë
KRYESORE

Bajrami: Gjykata Speciale po e gjykon UÇK-në – aktakuza ndaj ish-krerëve do të rrëzohej lehtë nëse do të kishte gjykim të drejtë

14 July 2025
Konstituimi i Kuvendit, Bajrami: Gjykata mund t’ia japë diskrecionin e plotë Presidentes
KRYESORE

Konstituimi i Kuvendit, Bajrami: Gjykata mund t’ia japë diskrecionin e plotë Presidentes

14 July 2025
“Natën në strehimore, ditën në punë” – Lul Raka në Ukrainë për të ndihmuar sistemin shëndetësor
KRYESORE

“Natën në strehimore, ditën në punë” – Lul Raka në Ukrainë për të ndihmuar sistemin shëndetësor

14 July 2025
As tentimi i 46-të nuk sjell zgjidhje për Kuvendin e Kosovës, vazhdon bllokada
KRYESORE

As tentimi i 46-të nuk sjell zgjidhje për Kuvendin e Kosovës, vazhdon bllokada

13 July 2025
Plagoset një person në Vushtrri derisa po e ruante një pronë private, dërgohet në QKUK
KRYESORE

Plagoset një person në Vushtrri derisa po e ruante një pronë private, dërgohet në QKUK

13 July 2025
Postimi tjetër
Zemaj: Takimi i Ohrit e shpërfaq mashtrimin 15-vjeçar të Kurtit

Deputeti Zemaj kritikon qeverinë: VV ka keqmenaxhuar totalisht

Lajmet e fundit

Zelensky thotë se ka folur me Trumpin për ta falënderuar për mbështetjen e tij

Zelensky thotë se ka folur me Trumpin për ta falënderuar për mbështetjen e tij

14 July 2025
“Budallak i organizun”, Latifi e Gorani përshkruajnë bllokadën institucionale

“Budallak i organizun”, Latifi e Gorani përshkruajnë bllokadën institucionale

14 July 2025
Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth, pronarët bëjnë rezistencë

Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth, pronarët bëjnë rezistencë

14 July 2025
“Dyshoj se më tradhton”, 10 rregulla si të zbuloni një tradhti

“Dyshoj se më tradhton”, 10 rregulla si të zbuloni një tradhti

14 July 2025
Krasniqi pret në takim të Dërguarën e Posaçme të Britanisë, flasin për dialogun Kosovë – Serbi

Krasniqi pret në takim të Dërguarën e Posaçme të Britanisë, flasin për dialogun Kosovë – Serbi

14 July 2025
FOTO / Më shumë se i bukur – ky aksesor ju ndihmon në kujdesin ndaj flokëve

FOTO / Më shumë se i bukur – ky aksesor ju ndihmon në kujdesin ndaj flokëve

14 July 2025
Si të zgjidhni kremin e duhur kundër diellit? Ja çfarë duhet të dini

Si të zgjidhni kremin e duhur kundër diellit? Ja çfarë duhet të dini

14 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu