Ferizja dhe Malisheva do të përballen me njëra tjetrën në kuadër të xhiros së 30-të në Albi Mall Superligë.
Ky duel vlen shumë për të 2-ja skuadrat, pasi janë duke kërkuar mbetjen në elitën e futbollit kosovar.
Aktualisht Ferizaj ndodhet në pozitën e 8 në tabelë me 31 pikë, një më shumë se Malisheva që ndodhet një pozitë më poshtë.
Fitorja vlen shumë si për vendasit ashtu edhe për mysafirët dhe kësisoj pritet një duel i zjarrtë në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj.
Formacionet zyrtare:
Ferizaj: Jovanovski, Gligorov, Bardhi, Mecinovic, Avdulli, Ramusa, Shabani, Islami, Krasniqi, Sadriu, Panadic, shkruan Telegrafi.
Malisheva: Gashi, Tolaj, Bihorac, Kryeziu, Veliu, Bruti, Maliqi, Vitija, Sobowale, Gavazaj, Hajdari.