• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 18 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Pse po kundërshtohet fuqishëm testimi i mësimdhënësve në Kosovë?

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
22 April 2023
në KRYESORE
0 0
0
Pse po kundërshtohet fuqishëm testimi i mësimdhënësve në Kosovë?
0
SHPERNDARJE
71
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Mësuesja A.D tha se është kundër testimit me shkrim për njohuritë e mësimdhënësve, pasi një proces të tillë e konsideron nënçmues për vetë ata dhe veprim që vë në dyshim nivelin e mësuesve, arsimtarëve dhe profesorëve.

Ajo tha se një testim i tillë do të kishte ndikim negativ të mësimdhënësit, duke argumentuar se do të ndiheshin të pavlerë dhe të padobishëm për institucionet arsimore ku punojnë.

A.D, që nuk deshi t’i publikohej emri i plotë, tha se ajo personalisht nuk do të pranonte që të testohej me shkrim lidhur me njohuritë e saj për fushat që ajo jep mësim.

“Jo asnjëherë [nuk do të pranoja testin me shkrim]… Një mësimdhënës deri te ditari ka kryer mjaftueshëm teste… Mendoj që është nënçmim të ritestosh një mësimdhënës pas përfundimit të një niveli arsimor”, tha kjo mësuese.

Edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK-u) vazhdimisht ka deklaruar se nuk do të pranojë që mësimdhënësit t’iu nënshtrohen testimeve për njohuritë, pasi e kanë vlerësuar si të panevojshëm, madje ofendues nëse miratohet një testim i tillë me shkrim.

Sipas kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, nëse miratohet një testim i tillë, atëherë do të vihej në dyshim edhe përgatitja universitare dhe kualifikimet e tjera të mësimdhënësve të Kosovës.

“Ne nuk ndryshojmë qëndrim dhe nganjëherë po përzihen 2 terme, testim i njohurive me shkrim dhe vlerësim i performancës së mësimdhënësve. Ne ishim, jemi dhe mbetemi kundër testimit me shkrim të njohurive të mësimdhënësve, ngase është nënçmues dhe degradues dhe e vë në pikëpyetje, pa asnjë arsye, dijen që ata e kanë marrë në universitetet e Kosovës. Madje edhe vë në pikëpyetje, pa arsye, edhe punën që e kanë bërë profesorët e nderuar me këta studentë që i kanë përgatitur për sektorin e arsimit”, tha Jasharaj.

Debati se a duhet të testohen njohuritë dhe performanca e mësimdhënësve, që aktualisht janë ende të punësuar, duket se ende vazhdon, pasi së fundmi është përmendur një draft-udhëzim administrativ për licencimin e mësimdhënësve në kuadër të pakos së ndryshimeve legjislative.

Mësimdhënësit, të cilët dëshirojnë të gradohen me licenca të avancuara, të përhershme dhe të karrierës, do të duhej t’iu nënshtrohen disa vlerësimeve, të cilat do të përcaktoheshin pasi të hynte në fuqi udhëzimi administrativ për licencimin e mësimdhënësve. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) tha se mësimdhënësi i cili kalon nga licenca e karrierës në atë të avancuar, parashihet edhe një shtesë në page për të.

Lidhur me këtë, kreu i SBASHK-ut, Jasharaj, tha se nuk është kundër draft-udhëzimit të MASHTI-t, sepse mësimdhënësve u ofrohet mundësia që t’iu nënshtrohen testimit vullnetarisht dhe se ata vazhdimisht kanë kërkuar që inspektorët profesionalë të shohin nga afër angazhimin e çdo mësimdhënësi që ka në klasë me nxënësit.

“Është përgatitur gati në tërësi dhe i mbetet në fund ministres [së Arsimit] Arbërie Nagavci, pra ministrja ta nënshkruajë dhe pastaj të fillojë edhe procedura e gradimit. Ajo se çfarë duhet të dinë mësimdhënësit e Kosovës është që do të jetë çështje në mënyrë vullnetare, pra [për ata] mësimdhënës të Kosovës që e ndjejnë veten të përgatitur”, theksoi Jasharaj.

Sipas udhëzimit administrativ për sistemin e licencimit dhe zhvillimit të mësimdhënësve në karrierë, sistemi i vlerësimit të performancës së mësimdhënësve përbëhet nga vlerësimi i brendshëm i performancës së mësimdhënësit, vetëvlerësimi dhe vlerësimi nga shkolla i udhëhequr nga drejtori dhe vlerësimi i jashtëm i performancës i udhëhequr nga Inspektorati i Arsimit.

Për mundësin e testit me shkrim të njohurive të mësimdhënësve, sociologia Flakë Ymeri tha se nuk është i nevojshëm, për arsye se përveç se, sipas saj, është përbuzës, mund të ketë pasoja në shoqëri varësisht nga rezultati i atyre testeve nëse zbatohet.

“Unë uroj që të mos aprovohet një kërkesë e tillë sepse mund të zgjojë një luhatje te nxënësit dhe te të gjithë popullata, dhe të vihet në lajthitje dijenia dhe gjitha ato diploma”, tha Ymeri.

“Në aspektin shoqëror, përveç që do të jetë një thyerje emocionale dhe ulje e motivit te mësimdhënësit, sigurisht edhe një përbuzje për ta, edhe nxënësit do t’i shohin ndoshta me një sy tjetër… Krijon një lloj kaosi, pastaj mund të ketë edhe revolta që mund të jenë të arsyeshme nga ana e mësimdhënësve dhe me këtë çështje ne vetëm kontribuojmë në aspektin negativ”, shtoi ajo.

Në pyetjen se kush është nismëtari i testimit me shkrim për njohuritë e mësimdhënësve, Jasharaj nga SBASHK-u tha se vetë ish-zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Popovci, ka deklaruar se një testim i tillë nuk ka qenë ide e MASHT-it.

“Kërkesën me test me shkrim nuk e ka iniciuar askush, por është përmendur edhe në kohët e kaluara nga ministrat e tjerë në momente të caktuara, si ide të cilën e kemi kundërshtuar arsyeshëm dhe po them as Nagavci e as Popovci, sa ishte zëvendësministër, nuk e kanë përmendur drejtpërdrejtë…dhe ne jemi dakorduar dhe MASHT-i ka thënë në atë kohë se testi me shkrim nuk është as në planin e tyre”, u shpreh Jasharaj.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në vitin shkollor 2021/22 në Kosovë ishin 611 mësimdhënës për nivelin parashkollor, 17.211 mësimdhënës për nivelin parafillor, fillor dhe të mesëm të ultë, si dhe 5.211 mësimdhënës të arsimit të lartë.

Cilësia e arsimit në sistemin parauniversitar të Kosovës është kritikuar shpesh nga institucionet ndërkombëtare. Në 2 testet e programit ndërkombëtar për vlerësimin e nxënësve, PISA, Kosova ka dalë gati në fund të ranglistës botërore.

Si kualifikohen dhe licencohen mësimdhënësit në Kosovë?

Në udhëzimin administrativ të sistemit të licencimit dhe zhvillimit të mësimdhënësve në karrierë thuhet se sistemi i licencimit zbatohet me atë të zhvillimit në karrierë.

Po në këtë udhëzim shpjegohet se zhvillimi dhe kualifikimi realizohet në bazë të Ligjit për arsimin e lartë, programeve të akredituara dhe politika të tjera arsimore që rregullojnë këtë aspekt, shkruan REL.

Sistemi i licencimit përcakton 4 lloje të licencës së rregullt: licencë për mësimdhënës të karrierës, licencë për mësimdhënës të avancuar, licencë për mësimdhënës mentorë dhe licencë për mësimdhënës të merituar.

Tags: MësimdhënësitRrahman JasharajSBASHK-U
Postimi i mëparshëm

Rama u përgjigjet kritikave për këngën e përzgjedhur në fushatë

Postimi tjetër

Stërvitjet e Serbisë në Batajnicë, Kurti: Trupat mund të fshihen, e vërteta nuk mund të varroset

Të ngjajshme Postime

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë
KRYESORE

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje
KRYESORE

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet
KRYESORE

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?
KRYESORE

VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?

16 October 2025
“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim
KRYESORE

“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim

16 October 2025
Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri
KRYESORE

Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri

16 October 2025
Postimi tjetër
Pas takimit me Abazoviqin, Kurti jep detaje për marrëveshjen e arritur

Stërvitjet e Serbisë në Batajnicë, Kurti: Trupat mund të fshihen, e vërteta nuk mund të varroset

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu