• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 25 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Pse 150 milionë euro investime nuk u jetësuan në Kosovë, çfarë ndodhi me to?

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
22 April 2023
në Kosovë
0 0
0
Kosova në 5 vitet e fundit ka pranuar vetëm 4 njohje ndërkombëtare
0
SHPERNDARJE
28
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Mbi 150 milionë euro investime të planifikuara në 2 projekte të investitorëve ndërkombëtarë në Kosovë, gjatë 2 vjetëve të fundit, nuk arritën të jetësohen.

Sipas ekspertëve të ekonomisë, kjo është humbje për ekonominë e vendit.

Bëhet fjalë për projektin “ÇiçavicaWindFarm” për prodhim të energjisë elektrike me erë, të kompanisë franceze “AkuoEnergy”, dhe atë të kompanisë britanike “MoxicoLuma Kosova Mining” për eksplorimin dhe verifikimin e burimeve minerale.

I pari, në vlerë mbi 100 milionë euro, i planifikuar nga viti 2021, nuk ka nisur të realizohet për shkak të mospërfundimit të procedurave për dhënien e statusit të investitorit strategjik.

Sipas Ligjit për investime strategjike në Kosovë, statusi i investitorit strategjik i jepet atij që i kontribuon rritjes ekonomike, punësimit dhe zbatimit të teknologjive të reja, apo që ndikon në rritjen e mirëqenies dhe kushteve të jetesës së qytetarëve të Kosovës.

Vëllimi i investimeve për ta fituar këtë status duhet të jetë nga 10 deri në 30 milionë euro – varësisht nga sektori.

Për projektin e 2-të të lartpërmendur, Qeveria e Kosovës, këtë javë, ka shfuqizuar një vendim të datës 13 dhjetor, 2022, me të cilin është konfirmuar “vullneti i Qeverisë për t’i proceduar Kuvendit vendimin për dhënien e statusit ‘investitor strategjik’ kompanisë ‘MoxicoLuma Kosova Mining’”.

Nga Qeveria e Kosovës thanë se ky veprim është mbështetur në Ligjin për investime strategjike që, siç thuhet, i mundëson ekzekutivit të ndërmarrë masa të revokimit për dhënien e statusit të projektit strategjik.

Vendimi, sipas Qeverisë, është marrë duke iu referuar nenit 14, pika e parë e Ligjit për investime strategjike.

Në këtë nen thuhet:

“Në rast se përgjatë përgatitjeve dhe zbatimit të projektit investues strategjik, Komisioni [vlerësues] merr dëshmi të reja në bazë të të cilave konstaton dhe vërteton se në projektin investues ka të dhëna të pavërteta apo ndryshim të të dhënave, mbi bazën e të cilave nuk do të ishte vendosur për dhënien e statusit të investimit strategjik, Qeveria e revokon vendimin për dhënien e statusit të investitorit strategjik”.

Shpjegime të tjera nuk u dhanë.

Kapitali i investimit të kompanisë britanike ka qenë i paraparë të jetë mbi 45 milionë euro. Projekti, po ashtu, ka paraparë punësimin e 300 punëtorëve.

Kompania “MoxicoLuma Kosova Mining”, e cila ka thënë se nuk ka pranuar asgjë zyrtarisht nga Qeveria e Kosovës në lidhje me tërheqjen e statusit të investitorit strategjik.

Të kontaktuar më vonë për t’u informuar nëse e kanë marrë vendimin, zyrtarë të kësaj kompanie nuk kanë pranuar të flasin.

Humbje zhgënjyese e investimeve

Të dyja këto projekte të investitorëve ndërkombëtarë kanë qenë të fokusuara në Komunën e Vushtrrisë, e cila gjendet rreth 25 kilometra larg Prishtinës.

Ish-kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, i cili derisa ka qenë në këtë pozitë u ka dhënë mbështetje projekteve, thotë së mosrealizimi i tyre është humbje për ekonominë e Kosovës.

“Më vjen shumë keq që një investitor i madh po i largohet Vushtrrisë, në fakt i dyti, sepse kemi pasur edhe një projekt në energjinë e ripërtërishme që nuk është realizuar. Është zhgënjyese, sepse ne po e shohim mungesën e perspektivës ekonomike në vendin tonë dhe faktin se sa shumë të rinj po largohen nga Kosova”, thotë Tahiri.

Ai kujton se në projektin e kompanisë “MoxicoLuma Kosova Mining”, zyrtarët e komunës janë pajtuar me investitorin që t’i jepte përparësi punësimit të qytetarëve të Vushtrrisë.

Sipas vlerësimeve të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Komuna e Vushtrrisë i ka rreth 62.000 banorë.

Të dhënat e ASK-së tregojnë se papunësia në nivel vendi është mbi 20 për qind.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, thotë se në Kosovë, investitorët ndërkombëtarë ikin çdo ditë e më shumë.

“Derisa vendet e rajonit po bëjnë çmos t’i tërheqin investitorët e huaj, ne i largojmë. Ky është një fakt shqetësues. Kemi dy investitorë të mëdhenj që janë larguar brenda 2 vjetëve nga Kosova. Lind pyetja: Si është e mundur që të kemi zhvillim ekonomik nëse i refuzojmë investitorët e huaj?”, thotë Gërxhaliu.

Sipas tij, investitorët që largohen nga Kosova, priten në Maqedoninë e Veriut, ku, siç thotë, procedurat për plotësimin e dokumenteve të nevojshme për investime, për dallim nga Kosova, kryhen brenda 3 muajsh.

Në vitin 2021 se kompania franceze për prodhim të energjisë elektrike “AkuoEnergy”, as pas 3 vjetësh përpjekjeje, nuk ka arritur t’i përfundojë procedurat për një investim milionësh në Kosovë, por i ka përfunduar ato në Maqedoninë e Veriut brenda muajsh.

Në raportet e Bankës Botërore “Të bërit biznes”, si arsye për mungesë investimesh në Kosovë janë përmendur shpesh infrastrukturat e komplikuara ligjore.

BQK: Mbi 750 milionë euro investime të huaja

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, investimet e huaja në Kosovë, në vitin 2022, kanë kapur vlerën e mbi 750 milionë eurove – nga mbi 420 milionë euro sa kanë qenë në vitin 2021.

Investimet më të mëdha bëhen në sektorin e patundshmërisë dhe ato vijnë kryesisht nga diaspora e Kosovës.

Sipas BQK-së, Gjermania është shteti me më së shumti investime të huaja direkte, e pasuar nga Zvicra. Këto njëherësh janë 2 shtete, ku jeton numri më i madh i qytetarëve nga Kosova, shkruan REL.

Kosova, prej vitesh, përballet me probleme ekonomike. Rritja ekonomike vjetore nuk kalon 4% shifër e pamjaftueshme për të adresuar problemin e papunësisë, sipas ekspertëve.

Tags: InvestimetQeveria e KosovësVushtrria
Postimi i mëparshëm

Prokurorja Pula për zgjedhjet në veri: Do të jemi në gatishmëri të plotë

Postimi tjetër

Situatë e tensionuar, Dodik kërcënon se Bosnja dhe Hercegovina mund të shpërbëhet

Të ngjajshme Postime

Sa rrinë dhe për çfarë e përdorin shqiptarët internetin
Kosovë

Sa rrinë dhe për çfarë e përdorin shqiptarët internetin

24 December 2025
Ulutash pret Kingjin, vlerëson kontributin e Shqipërisë në misionin e KFOR-it
Kosovë

Ulutash pret Kingjin, vlerëson kontributin e Shqipërisë në misionin e KFOR-it

24 December 2025
Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj
Kosovë

Aksident në Rudar: 5 të lënduar, 2 prej tyre policë – një fëmijë në gjendje të rëndë

24 December 2025
Ndërpritet seanca fillestare për sulmin në kanalin Ibër Lepenc, mbrojtja kërkon përjashtimin e prokurorit
Kosovë

Ndërpritet seanca fillestare për sulmin në kanalin Ibër Lepenc, mbrojtja kërkon përjashtimin e prokurorit

24 December 2025
KQZ / Valmir Elezi tregon si do të organizohet puna më 31 dhjetor dhe 1 janar
Kosovë

KQZ / Valmir Elezi tregon si do të organizohet puna më 31 dhjetor dhe 1 janar

23 December 2025
30 të dënuar përfundojnë me sukses programet rehabilituese në burgun e Smrekonicës
Kosovë

30 të dënuar përfundojnë me sukses programet rehabilituese në burgun e Smrekonicës

23 December 2025
Postimi tjetër
Politikani serb në Bosnje e Hercegovinë: Kurti po e destabilizon Ballkanin

Situatë e tensionuar, Dodik kërcënon se Bosnja dhe Hercegovina mund të shpërbëhet

Lajmet e fundit

100 eurot katër ditë para zgjedhjeve, Miftaraj: Vendime korruptive, me ble vota, pa bazë ligjore

100 eurot katër ditë para zgjedhjeve, Miftaraj: Vendime korruptive, me ble vota, pa bazë ligjore

24 December 2025
SHBA zbulon mbi 1 milion dokumente të reja për rastin Epstein

SHBA zbulon mbi 1 milion dokumente të reja për rastin Epstein

24 December 2025
Sa rrinë dhe për çfarë e përdorin shqiptarët internetin

Sa rrinë dhe për çfarë e përdorin shqiptarët internetin

24 December 2025
Një miliard euro rrymë të importuar në dekadën e fundit, Sllovenia furnizuesi kryesor i Kosovës

Një miliard euro rrymë të importuar në dekadën e fundit, Sllovenia furnizuesi kryesor i Kosovës

24 December 2025
Tonali, ëndrra e “Zonjës së vjetër”

Tonali, ëndrra e “Zonjës së vjetër”

24 December 2025
Kurti me dhuratat e Vitit të ri, thotë se do t’i ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët një ditë pas zgjedhjeve

Kurti me dhuratat e Vitit të ri, thotë se do t’i ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët një ditë pas zgjedhjeve

24 December 2025
Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë

Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë

24 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu