Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ishte i ftuar në Prizren, në shënimin e festës së Ditës Kombëtare të Turqve të Kosovës, përcjell InLajmi.
Teksa shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për kontributin e vazhdueshëm të qytetarëve turq, dhënë për Republikën e Kosovës, tha se komuniteti turk në Kosovë ka luajtur rol të rëndësishëm pozitiv në historinë tonë moderne
Kryeministri përmendi aktivitetet që qeveria i ka bërë për komunitetin turk në shumë sfera ndërkaq veçoi se këtë javë është paralajmëruar një pako shtesë prej 3 milionë eurosh për komunitetet joshumicë në Kosovë.
Kjo pako, sqaroi më tej ai, përmban masa mbështetëse për vende të reja pune për bizneset ekzistuese dhe ato të reja; për fermerët dhe prodhuesit e vegjël në zonat rurale; dhe për shoqërinë civile që kontribuon në integrimin dhe afirmimin e komuniteteve joshumicë, miratimi i së cilës pritet të ndodhë në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë. /InLajmi/