Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se është duke u zhvilluar programi trajnues për instruktor të FSK-së në kategorinë C nga ekspertët gjerman, përcjell InLajmi.

Ai tha se gjatë 2 javëve instruktorët e KDS-së, nën trajnimin e oficerëve gjerman zhvilluan trajnimin në vozitjen dhe licencimin për kategorinë C të instruktorëve të FSK-së.
Mehaj shtoi se bashkëpunimi i FSK-së me Ushtrinë Gjermane po vazhdon në ndërtimin e kapaciteteve logjistike dhe edukimit profesional për autoshkollën e FSK-së, në mbështetje me pajisje dhe ekspertizë.
Gjithashtu ai tha se meritori për koordinim dhe mbështetje profesionale në ndërtimin e aftësive ushtarake në kuadër të FSK-së është Kështilltari Gjerman, Rreshter Major Stefan Stieber.
Postimi i plotë i tij:
Zhvillimi i programit trajnues për instruktor në kategorinë C nga ekspertët gjerman
Gjatë 2 javëve instruktorët e KDS-së, nën trajnimin dhe mentorimin e oficerëve gjerman zhvilluan trajnimin në mirëmbajtjen, vozitjen dhe licencimin për kategorinë C të instruktorëve të FSK-së.
Bashkëpunimi i FSK-së me Ushtrinë Gjermane po vazhdon në ndërtimin e kapaciteteve logjistike dhe edukimit profesional për autoshkollën e FSK-së, në mbështetje me pajisje dhe ekspertizë.
Këshilltari Gjerman Rreshter Major Stefan Stieber në kuadër të FSK-së, është më meritori për koordinimin dhe mbështetjen profesionale dhe ndërtimin e aftësive ushtarake në drejtimin e automjeteve në të gjitha kategoritë, përfshirë edhe kategoritë e automjeteve të blinduara./InLajmi/





















