Në Kosovë parashihet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat në disa vise mund të sjellin rrebeshe lokale shiu. Rrebeshe afatshkurta me mundësi për ndonjë bubullimë pritet të ketë sidomos orëve të pasdites dhe mbrëmjes, por vetëm në disa zona të vendit. Temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në 19 gradë Celsius, shkruan Meteo Ballkan.
Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore nesër pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Pasdite do të ketë zhvillime të vranësira që do të sjellin rrebeshe të fuqishme, por të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe të izoluara priten edhe në Mal të Zi, ndërsa më pak në territorin e Kosovës lindore.