Çdo vit më 22 prill më shumë se një miliard njerëz festojnë Ditën e Tokës për të mbrojtur planetin nga gjëra të tilla si ndotja dhe shpyllëzimi, përcjell InLajmi
Duke marrë pjesë në aktivitete si mbledhja e mbeturinave dhe mbjellja e pemëve, e bëni botën një vend më të lumtur dhe më të shëndetshëm për të jetuar.
Dita e parë e Tokës u festua në vitin 1970, kur një senator i Shteteve të Bashkuara nga Ëisconsin organizoi një demonstrim kombëtar për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet mjedisore.
Mitingje u zhvilluan në të gjithë vendin dhe, deri në fund të vitit, qeveria e SHBA-së kishte krijuar Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit. Deri në vitin 1990, Dita e Tokës ishte një ngjarje e festuar nga më shumë se 140 vende anembanë globit./InLajmi/