Shefi i zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë për festën e Bajramit, përcjell InLajmi.
Szunyog ka shkruar në gjuhën Shqipe “Me fat Bajrami!”.
“Në vijim të muajit të agjërimit, vetëreflektimit, ndarjes dhe sakrificës, dua t’ju uroj të gjithë anëtarëve të komunitetit myslimanë në Kosovë festën e Bajramit. Me fat Bajrami”, ka shkruar Szunyog.
Pas muajit të Ramazanit, myslimanët në të gjithë botën festojnë festën e Fitër Bajramit. /InLajmi/
Following the month of fasting, self-reflection, sharing, and sacrifice, I want to wish all members of Muslim community in Kosovo a happy Bayram.
Me fat Bajrami! pic.twitter.com/aaKuadEEIW— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) April 21, 2023