Për sjelljen ofenduese ndaj zyrtarë shtetërore, zëvendëskryeministri britanik njëherësh ministër i Drejtësisë, Dominic Raab, u detyra të jep dorëheqje nga 2 pozitat e rëndësishme shtetërore.
Qasjen jo korrekte të tij e dëshmoi një hetim i pavarur që thoshte se ai jo vetëm që bullizoi me por edhe kërcënoi me ndëshkime disiplinore.
Raab dorëheqjen e tij e dorëzoi përmes një letre që ia dërgoi kryeministrit, Rishi Sunak.
Aty ai shkroi se vet kishte kërkuar këtë hetim prandaj edhe i pranoi gjetjet e tij.
Sunak i cili aprovoi dorëheqjen deklaroi se ndihet i mërzitur nga ikja e zëvendësit të tij por që këtë gjest e vlerësoi si një standardë të lartë të personalitetit të Raab, shkruan Klan Kosova.
Ky është i 3-ti zyrtar me radhë që në një periudhë 6 mujore, për shkak të sjelljeve u detyruan t’i lënë pozitat e larta shtetrore.