Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit, përcjell InLajmi
Abdixhiku deklaroi se festa e Fitër Bajramit i kurorëzon përpjekjet e të gjithë atyre që besojnë në Krijuesin.
Ai shtoi se të vazhdohet kujdesi ndaj personave në nevojë.
Postimi i plotë i tij:
Me fat Fitër Bajrami të dashur besimtarë. Lutje dhe agjerim të pranuar për të gjithë ata që kaluan një muaj sakrifice sprovuese nën shenjën e Zotit.
Festa e Fitër Bajramit i kurorëzon përpjekjet e të gjithë atyre që besojnë në Krijuesin; që kanë përshkuar udhëtimin shpirtëror njëmujor, e që ia kanë dalë mbanë të jenë bërë më të virtytshëm, më të mëshirshëm dhe më zemërgjerë.
Le të vazhdojmë të forcojmë edhe më tej këtë ndjenjë që muaji i shenjtë dhe festa e Fitër Bajramit na mësojnë. Atë të solidaritetit, të harmonisë e të kujdesit ndaj tjetrit. Në veçanti, le të kujdesemi ndaj atyre në nevojē.
Shëndet, paqe e begati për ju e familjet tuaja; për gjithë atdheun tonë! /InLajmi/