Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajramit, përcjell InLajmi.
Kurti tha se pas një muaji përkushtimi e sakrifice, kjo festë sjelltë paqe dhe gëzim.
Postimi i plotë i tij:
Me fat Fitër Bajrami!
Pas një muaji përkushtim e sakrificë për lartësim shpirtëror, uroj që kjo festë të ju sjellë gëzim dhe paqe!
Si ditë e besimit dhe shpresave të reja qoftë ditë e ripërtëritjes së dashurisë për njeriun dhe njerëzoren. Në solidaritet me të varfërit e të vetmuarit, kjo festë ua mbushtë zemrat me mirënjohje.
Uroj mirësi e begati në shtëpitë tuaja dhe në shtetin tonë! /InLajmi/