Ndërsa Ramazani po i afrohet fundit, myslimanët në të gjithë botën festojnë Fitër Bajramin. Fiter Bajrami vjen në përfundim të muajit të shenjtë të Ramazanit, ku myslimanët agjëruan në shenjë të devotshmërisë ndaj besimit dhe për të kuptuar më mirë vështirësitë e personave në nevojë.
Burrat do të përqafojnë burra të tjerë në shenjë miqësie, dhe gratë do të bëjnë të njëjtën gjë me gratë e tjera: “Nëse dilni në rrugë tani, të huajt, këdo që do t’i takojnë ata do t’i përqafojnë. E gjithë ideja është se këdo që të takini, ju do të përpiqeni të krijoni një ndjenjë vullneti të mirë. Çdo ndjenjë armiqësie lihet mënjanë, të paktën për një ditë!”.
Afërsisht 2 miliardë myslimanë në mbarë globin festojnë Bajraminm nga Azia në Lindjen e Mesme, në Europë dhe Amerikë, njerëzit po urojnë njëri-tjetrin pas faljes së namazit në xhami.
Gjatë Bajramit, një nga gjërat më të zakonshme që do të dëgjoni njerëzit t’i thonë njëri-tjetrit është “Eid Mubarak’, që do të thotë “gëzuar Bajramin”, shkruan Abc.News.al.
Megjithatë, vendet e tjera kanë urime të ndryshme. Në Nigeri, njerëzit ka të ngjarë të thonë “Balla da Sallah”, që është Hausa për festën e Bajramit. Në Malajzi, Bajrami quhet Hari Raya, kështu që për t’i uruar dikujt një Bajram të lumtur, do të thoni “Selamat Hari Raya”.