Një person nga fshati Isniq ka vdekur si pasojë e rënies së veturës nga vinçi, me të cilin po punonte, përcjell InLajmi.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Fadil Gashi.
Mjeku kujdestar në QKMF-në e Deçanit e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore kompetente.
Më urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Rreth orës 17:00, policia është njoftuar se një qytetar i fshatit Isniq, gjersa ka qenë duke punuar diçka në veturë të cilën e ka ngritur me vinç, si duket vinçi ka rënë dhe e ka zënë vetura. Menjëherë është njoftuar emergjenca e QKMF-së së Deçanit. Ata kanë dalë në vendin e ngjarjes, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vend të ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore kompetente. Më urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML. /InLajmi/