Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar që si pikë e rendit të ditës në seancën e Kuvendit të Kosovës të vendoset raportimi i ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli për arrestimet që kanë ndodhur në KEK, raporton InLajmi.
“Si Grup Parlamentar kërkojmë që si pikë e parë e rendit të ditës të vendoset raportimi i ministres së Zhvillimit Ekonomik mbi arrestimet që kanë ndodhur dje në KEK. Ne e dimë që KEK-u drejtohet nga një bord i emëruar nga qeveria, bordi ka emëruar një kryeshef që ka qenë zyrtar i lartë i LVV-së”, tha Tahiri.
Tahiri bëri të ditur se PDK ka përgatitur një dosje për ta dorëzuar në Prokurori për shkeljet që janë bëtë nga KEK.
“Kemi ngrit një komision hetimor dhe tashmë kemi përgatit një dosje për ta dorëzuar në prokurori për shkeljet që ka bërë pikërisht kryeshefi i KEK-ut. Andaj, është e nevojshme që ministrja sot të na tregojë se për çfarë abuzimesh bëhet fjalë, për çfarë tenderi është arrestuar kryeshefi i KEK-ut, sa është vlera monetare e abuzimeve që janë kryer etj”, tha ai në seancën e Kuvendit të Kosovës. /InLajmi/


















