• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 3 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Rritet numri i serbëve në veri që pajisen me pasaportë të Kosovës

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
20 April 2023
në Kosovë
0 0
0
Ish-policit Dejan Pantiq i zëvendësohet masa e paraburgimit me arrest shtëpiak
0
SHPERNDARJE
105
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

“Po pres të më njoftojnë për të shkuar për ta marrë pasaportën e Kosovës”, thotë Nenadi nga Mitrovica e Veriut, i cili do që të udhëtojë pa regjim vizash.

Vendimin për t’u pajisur me pasaportë të Kosovës e mori pasi dëgjoi nga mediat se qytetarët e Kosovës do të kenë me siguri liberalizim vizash.

Nenadi dëshiron të udhëtojë, sepse, siç thotë, ka shumë të afërm dhe miq në vendet perëndimore.

“Nuk kam mundur, sepse nuk kam dashur… Si ta them pa u treguar i vrazhdë… jam shtypur me atë pasaportën e qendrës së koordinimit që është lëshuar”, thotë ai.

Bashkëqytetari i tij, Zorani, thotë se nuk e njeh “pasaportën e Kosovës”.

“Ajo që kanë marrë ata, është e turpshme. Nuk do ta merrja kurrë pasaportën e tyre, pra atë të Kosovës, edhe me çmimin që nuk dal kurrë prej vendit”, thotë Zorani.

Parlamenti Evropian ka miratuar më 18 prill vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, në bazë të të cilët qytetarët e vendit do të mund të udhëtojnë lirshëm në 27 shtete të Evropës, që përbëjnë zonën Schengen.

Një ditë më vonë, akti ligjor i BE-së për liberalizimin e vizave është nënshkruar po ashtu në Parlamentin Evropian.

Vendimi për lëvizje të lirë pritet të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit 2024, por regjimi i vizave do të vazhdojë të mbetet në fuqi për ata qytetarë të Kosovës që pasaportat i marrin nga Administrata Koordinuese e Ministrisë së Brendshme të Serbisë. Për këta qytetarë nuk ka vlejtur kurrë as liberalizimi i vizave për Serbinë, i cili ka hyrë në fuqi në dhjetor të vitit 2009.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për vizat për Kosovën, Thijs Reuten, u pyet të mërkurën nga gazetarët në Strasburg nëse liberalizimin e vizave do të mund ta gëzojnë edhe serbët, të cilët kanë pasaporta të lëshuara nga Administrata Koordinuese e Serbisë.

“[Legjislacioni] është formuluar goxha me kujdes, ashtu siç thuhet, asgjë më shumë, asgjë më pak: qytetarët e Kosovës me dokument të lëshuar nga autoritetet e Kosovës mund të udhëtojnë lirshëm”, tha ai.

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të aktit ligjor për liberalizim vizash, tha se të gjithë shtetasit serbë të Kosovës, që ende nuk janë të pajisur me pasaporta kosovare, do të kenë afat prej tetë muajsh t’i marrin ato, para se vendimi për vizat të hyjë në fuqi.

Të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, në lidhje me pajisjen e qytetarëve serbë me pasaporta të Kosovës, janë këto:

Rritet numri i serbëve në veri që pajisen me pasaportë të Kosovës

Të dhënat zyrtare për 3 muajt e parë të vitit 2023 tregojnë se numri i qytetarëve serbë nga pjesa veriore e Kosovës, të cilët po pajisen me pasaportë të Kosovës, është në rritje.

Një ditë më vonë, akti ligjor i BE-së për liberalizimin e vizave është nënshkruar po ashtu në Parlamentin Evropian.

E ndikuar nga Beogradi zyrtar, shumica e serbëve në komunat veriore të Kosovës Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq kundërshton pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj.

“Duhet t’i besojmë vendit tonë, Serbisë”

Zorani, i cili jeton në Mitrovicë të Veriut, beson se do të gjendet zgjidhje edhe për pasaportat e Administratës Koordinuese, të cilat i lëshon Serbia.

“Unë mendoj se do të vijë zgjidhja, njerëzit le të jenë të durueshëm, ne duhet të besojmë në vendin tonë – Serbinë”, shprehet ai.

Darkoja, një tjetër qytetar i Mitrovicës së Veriut, thotë se nuk është i gatshëm ta nxjerrë pasaportën e Kosovës, por nuk pret as nga Serbia që ta zgjidhë çështjen e pasaportave të lëshuara nga Administrata Koordinuese.

“Gjithçka është gënjeshtër. Madje, edhe shteti ynë – Serbia – nuk është shumë i sjellshëm me ne. Edhe nënë, edhe njerkë, kryesisht njerkë”, thotë Darkoja.

Për këto arsye, ai thotë se nuk udhëton.

“Ne nuk duam të jemi qytetarë të kësaj ‘kuazi-republike’”, thotë ai.

Bojan Milletiq, në anën tjetër, thotë se nuk e di se çfarë do të bëjë për çështjen e pasaportës.

“Nuk kam ndonjë qëndrim për këtë, por do të shoh, do të mendoj, pse jo”, shprehet ai.

Zoran Millenkoviq thotë se, me siguri, nuk do ta marrë pasaportën e Kosovës. Ai pret zgjidhje nga bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, që zhvillohen në Bruksel.

“Do të bëhet diçka që ne serbët ta kemi atë pasaportë serbe, ndoshta. Nuk e di tani, gjithçka varet se si do të na trajtojnë ata nga Serbia”, thotë ai.

Edhe pse vetë nuk dëshiron të ketë pasaportë të Kosovës, ai beson se njerëzit, gjithnjë e më shumë, do të fillojnë të marrin dokumente udhëtimi që i lëshon Kosova.

“E njëjta gjë ka ndodhur edhe me letërnjoftimet. Duam t’i nxjerrim, nuk duam t’i nxjerrim. Në fund i kanë nxjerrë të gjithë, 90% nëse jo më shumë”, thotë Millenkoviq.

Serbia nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës, e cila është shpallur në vitin 2008.

Qytetarëve të Serbisë me adresë banimi në Kosovë, pasaportat ua lëshon Administrata Koordinuese, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, dhe ata përjashtohen nga lëvizja pa viza.

Në vitin 2009, Serbia është dashur ta formojë këtë organ për të siguruar liberalizimin e vizave.

Para kësaj, shtetasit serbë me banim në Kosovë i kanë marrë pasaportat në Drejtoritë e Policisë, të cilat Beogradi zyrtar i ka zhvendosur në qytetet e Serbisë, pas luftës në Kosovë më 1999, shkruan REL.

Kosova nuk i njeh këto pasaporta, sepse konsideron se ato lëshohen nga “institucione paralele ilegale”.

Tags: Liberalizimi i vizavePasporta e KosovësQeveria e Kosovës
Postimi i mëparshëm

Përfaqësuesit e Handikosit ankohen në komision për mospërfilljen e kërkesave të tyre

Postimi tjetër

Konjufca “i prerë”: Kosova nuk ka kurrfarë obligimi për Asociacionin pa u njohur nga Serbia

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe vranësira të pakta lokale – Do të jetë mjaft nxehtë

2 August 2025
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 1 orë, për të dalë 30 minuta
Kosovë

Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 1 orë, për të dalë 30 minuta

1 August 2025
Ngritja e aktakuzës, Klinaku: Mezi nuk po pres të ballafaqohem me Albin Kurtin
Kosovë

Ngritja e aktakuzës, Klinaku: Mezi nuk po pres të ballafaqohem me Albin Kurtin

1 August 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Gjatë tërë ditës pritet të mbajë mot me diell

1 August 2025
2 persona ranë në humnerë me motor në Letnicë – zjarrfikës, policë e mjekë u dolën në ndihmë
Kosovë

2 persona ranë në humnerë me motor në Letnicë – zjarrfikës, policë e mjekë u dolën në ndihmë

31 July 2025
Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë
Kosovë

Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

30 July 2025
Postimi tjetër
Konjufca “i prerë”: Kosova nuk ka kurrfarë obligimi për Asociacionin pa u njohur nga Serbia

Konjufca “i prerë”: Kosova nuk ka kurrfarë obligimi për Asociacionin pa u njohur nga Serbia

Lajmet e fundit

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës! 

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës!

2 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 2 gusht ndër vite?

2 August 2025
Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

2 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe vranësira të pakta lokale – Do të jetë mjaft nxehtë

2 August 2025
9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

2 August 2025
Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

2 August 2025
Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

2 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu