Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksadar Vuçiq do të takohen sërish me 2 Maj në Bruksel.
I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha sot se ai pret që të ketë një propozim nga Qeveria e Kosovës për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe deri më 2 Maj.
Për kërkesën e Escobarit, ka reaguar kryeparlamentari, Glauk Konjufca.
Konjufca tha se s’duhet të pranohet Asociacioni pa ndodhur njohja nga Serbia.
Reagim në lidhje me Asociacioni ka pasur edhe nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Ai tha se pret themelimin me kompetenca ekzekutive.
Qëndrimet e Escobarit, Konjufcës dhe Vuçiqit, i kanë komentuar njohësit e çështjeve politike.
Analisti politik, Gazmir Raci thotë që dëshirat e Serbisë, Kosova nuk mund t’i plotësoj.
Raci tha se Kurti ka qenë i gatshëm të del me propozim për Asociacionin, por Serbia ka refuzuar.
“Kosova është pajtuar me planin franko-gjerman, obligimet ndërkombëtare janë edhe për Serbinë jo veç për Kosovën. Kosova nuk mund t’ia plotësoj dëshirat Serbisë. Kurti ka qenë i gatshëm edhe të nesërmen e takimit në Ohër të del me propozim konkret por Serbia e ka refuzuar dhe nuk po e ka të qartë se çfarë po dëshiron”, u shpreh Raci për Front Online.
Analisti Raci tha se Kosova i ka pranuar të gjitha obligimet në marrëveshjen e Ohrit.