Një video e shpërndarë në rrjete sociale tregon makinën që rrokulliset në ajër në autostradë pasi godet një gomë, e cila u lirua nga makina tjetër, transmeton InLajmi.
Kjo gomë e liruar ia humbi krejtësisht kontrollin makinës, duke e bërë që të fluturonte në ajër.
Pamjet u regjistruan në autostradën Ronald Reagan pranë Los Angeles, Kaliforni, në fund të javës së kaluar, shkruan CNN.
Anoop Khatra ishte duke vozitur përgjatë autostradës më 23 mars, kur pa gomën e liruar të qëllonte një kamion përpara tij dhe të udhëtonte nën një Kia Soul ngjitur. Pamjet tregojnë se makina fluturon lart në ajër përpara se të lëshohej përsëri në autostradë. /InLajmi/