Si një gjë të vonuar reaksionin dhe deklaratat kritikuese të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti kundrejt sistemit të drejtësisë i ka parë analisti Blerim Gashi.
“Përtej kësaj, unë e shoh si të vonuar reaksionin dhe jo të gabuar, është dashur prej ditës së parë ta bëjë këtë”, ka thënë ai.
Pikërisht kjo pikëpamje e Gashit ka bërë që të tensionohet debati në “Politiko”, ku opinionisti Halil Matoshi i është drejtuar me akuza se ai po thërret në diktaturë.
“Ti po lyp diktaturë more djal i ri, a je i vetëdijshëm çka po flet para një milion njerëzve, ti po lyp diktaturë me vullnetin tonë të shkret e të mjerë. Tha është i vonuar, gabimi më kërcënues prej kohës së Rrahman Morinës është ky.”, ka thënë Matoshi.
Tutje, Gashi ka justifikuar mendimin e tij në mbrojtje të kreut të shtetit, duke thënë se edhe në ShBA, presidenti i ri çdo herë rizgjedh Prokurorin e Shtetit.
Megjithëse, ky justifikim nuk mjaftoi sepse Matoshi nën tensionin e debatit e quajti edhe gënjeshtar komentatorin Gashi, shkruan Gazeta10.
“A jemi sistem presidencal a çfare jena na e çfare ata?. Ti je gënjeshtar, i paturpshëm. Qysh po ki fytyrë me thirr diktaturë në këtë vend ku për këtë demokraci janë derdh lumenj gjaku.”, tha ai.