Drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj deklaratës së raportueses së Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon, duke iu drejtuar kësaj se do të ishte e rrugës t’i vinte keq dhe të reagonte për mosformimin e Asociacionit nga ana e Kosovës tash e 10 vite në vend që të sulmojnë Listën Serbe për mospjesëmarrje në zgjedhje, 23 prill, transmeton InLajmi.
Në një deklaratë me shkrim, Petkoviq ka thënë se është për të ardhur keq që Viola Von Cramon nuk do të shohë se problemi qëndron tek kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili dëshiron të jetë kryetar de facto i të gjitha komunave në veri të Kosovës me 2% shqiptarë.
“Një përkrahëse e hapur e shqiptarëve, në vend që ta kritikojë Prishtinën për mosrespektimin e obligimeve të nënshkruara, ajo fajëson Beogradin zyrtar pa asnjë provë se qëndron pas vendimit të serbëve nga Kosova për bojkotimin e zgjedhjeve”, tha Petkoviq.
Ndryshe Viola von Cramon tha për RTK se vendimi i Listës Serbe për bojkotimin e zgjedhjeve të parakohshme në 4 komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës ishte gabim i madh dhe se i vjen keq për një vendim të tillë. /InLajmi/