Këshilli Prokuroria i Kosovës ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti sot në Kuvend.
KPK ka thënë se sa i përketit rastit të Dino Asanajt që Kurti e përmendi, janë ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore dhe procedurale nga ana e prokurorit të çështjes dhe pas vlerësimit të gjendjes faktike është dhënë informacioni në kohë reale lidhur me këtë rast.
Ata gjithashtu ftuan edhe Kryeministrin Kurti që nëse ka informata shtesë lidhur me rastin t’i jap ato.
“KPK-ja thekson se institucionet prokuroriale janë të gatshme plotësisht dhe të përkushtuara që ligjërisht të trajtojnë secilin informacion me interes për ndriçimin e të gjitha rasteve në fjalë”, thuhet mes tjerash në komunikatë , shkruan Reporteri.
“KPK-ja demanton deklaratat e pavërteta se ka pasur raste edhe me herët por kinse nuk janë ka trajtuar, pra kjo deklaratë rezulton të jetë e pavërtetë dhe natyrisht se edhe për këtë rast, nëse ka informata të tilla, le ta deklarohen ato publikisht dhe të dihet se cili rast ishte dhe kush e ka trajtuar atë”.