Jabllanoviç tregon se a është larguar nga gara për kryetar në komunën e Leposaviqit
Aleksander Jabllanoviç ka konfirmuar se do të se do të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Leposaviqit.
Ndërkohë, sot 3 ditë para zgjedhjeve në media po raportohet se ai është tërhequr nga gara.
Për Insajderin ka folur vet Jabllanoviç, ai tha se një gjë e tillë ende nuk është vendosur.
“E kemi edhe një takim me anëtaret e partisë. Ende nuk është vendosur”ka thënë shkurt ai.
Në Leposaviq janë certifikuar 3 kandidatë. PDK garon me Albulena Behluli – Hetemi, Aleksandar Jabllanoviq nga Partia e Serbëve të Kosovës dhe Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje.