Zgjedhjet e 23 prillit nuk pritet të jenë të qeta. Kështu thotë eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi.
Ai theksoi se në këto zgjedhje do të ketë tensione, të cilat do të vijnë përmes urdhërave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“Nuk pritet të ketë zgjedhje të qeta…mendoj që edhe në aspektin e sigurisë do të ketë tensione, ato përherë të bëra përmes urdhërave të Vuçiqit dhe ekstremistëve serbë në veri, që vetëm kanë paralajmëru edhe këto të fundit po bëjnë tërheqje prej kandidaturës, sidomos të Jabllanoviqit, për komunën e Leposaviqit, tregon që ky presion, ky kërcënim është serioz”, deklaroi ai në “Ditari”.
Sipas tij, serbët “do të tentojnë të tensionojnë situatën duke i penguar qytetarët që të votojnë, duke ndërhyrë në qendra të votimit”.
Eksperti i fushës së sigurisë vlerësoi se gjendja sa i përket sigurisë është nën kontroll, pasi “kemi forca të mjaftueshme, edhe të policisë, edhe të intelegjencës, edhe të policisë kufitare, por edhe KFOR-i është zotuar për atë, shkruan Tëvë1.
Ibishi shtoi se boshllëk është mungesa e zyrtarëve policorë serbë të cilët e kanë lëshuar punën, por që tani duhet të gjenden mënyra përmes ndonjë vendimi politik, që të njëjtit të kthehen në punë.