Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveça, kanë vizituar të enjten komunën e Leposaviqit, përcjell InLajmi.
Kjo u bë e ditur nga Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu e cila bëri të ditur se ajo me Sveçlën vizituan stacionin policor në Koshtovë dhe pikën e kontrollit tek Ura e Bistricës.
Më tej ajo tha se së bashku me Sveçlën panë nga afër punën dhe angazhimin e policisë së Kosovës
Postimi i plotë i saj:
Në Leposaviq me Ministrin Sveçla
Me ministrin Sveçla vizituam Stacionin Policor në Koshtovë dhe Pikën e Kontrollit tek Ura e Bistricës. Nga afër pamë punën dhe angazhimin e policisë së Kosovës. I përgëzuam për angazhimin maksimal në ofrimin e sigurisë për qytetarët dhe luftimin e kontrabandës dhe dukurive tjera të paligjshme. /InLajmi/