Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, është deklaruar për medie para seancës së Kuvendit të Kosovës. Konjufca derisa foli për Asociacioni, u pyet edhe për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, raporton InLajmi.
Konjufca hezitoi ta komentojë këtë arrestim ndërsa fjalët e vetme të tij ishin “për çkado që ka fakte dhe argumente drejtësia duhet të veprojë”.
“Për çkado që ka fakte dhe argumente drejtësi unë mendoj se duhet të veproj. Nuk kam koment të tjera në këtë drejtim”, tha Konjufca.
Për më tepër, ai komentoi edhe deklaratën e emisarit të SHBA-së Gabriel Escobar për Asociacionin, për të cilën tha se Kosova nuk ka kurrfarë obligimi për ta formuar pa e e siguruar njohjen nga Serbia. /InLajmi/




















