Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti për Prokurorinë në Kuvendin e Kosovës, përcjell InLajmi.
Bajrami theksoi se Blloku A5 është jashtë funksionit prej 19 korrikut të vitit 2022.
Sipas saj, kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi ka lidhur tender njëburim për remontimin e bllokut A5 me vlerë prej 3.4 milionë euro.
Për më tepër, deputetja theksoi se skandali në energji nuk duket se është i vogël ndërsa shtoi se reagimet e pushtetit tregojnë që gjëma e madhe do të dëgjohet pak më vonë.
Në fund, me ironi ia kujton premtimet Qeverisë së Kosovës, duke thënë “ani drejtësi dhe punësim”.
Postimi i plotë i tij:
Blloku A5 është jashtë funksionit prej 19 korrikut të vitit 2022.
Kostoja e mosfunksionalizimit të tij i ka kushtuar buxhetit të vendit rreth 100 milionë euro, deri me sot.
Që 15 muaj jemi me ‘masa emergjente për furnzimim me energji’, në bazë të të cilave KEK-u/ Nagip Krasniqi ka lidhë tenderë njëburimor. Tenderi njëburimor me negocim të dretpërdrejtë për remontin e bllokut A5 kapë shumën 3.4 milionë euro. Sipas raportimeve të medieve me datë 27 janar është ftu kompania për të negociur, ndërsa me datë 3 shkurt është dhënë kontrata. A5 vazhdon me qënë jashtë funksionit.
Dhe këta e sulmojnë sistemin e drejtësisë!!!
Skandali në energji nuk është kaq sa duket, reagimet e pushtetit tregojnë që gjëma e madhe do të dëgjohet pak më vonë.
Ani drejtësi dhe punësim . . . /InLajmi/