Avokati Ivan Niniq, reagon ndaj arrestimit të Dragan Nikoliqit, ish-policit të Policisë së Kosovës nga shërbimet e sigurisë së regjimit të Beogradit, përcjell InLajmi.
Tutje avokati Niniq, shprehet i shqetësuar për “ndëshkimin” e serbëve që nuk mbështesin Listën Serbe nga shërbimet e sigurisë së Beogradit.
“Regjimi në Beograd dhe shërbimet e sigurisë të Vuçiqit dhe Rajdoçiqit vazhdojnë të persekutojnë serbët që nuk mbështesin të ashtuquajturat Lista Srpska”, tha ai.
Niniq bëri të ditur se nga këto shërbime u arrestua ish-polici i Policisë së Kosovës.
“Dragan Nikoliq nga Leposaviqi, baba i 3 fëmijëve, deri vonë polic në SHPK, u arrestua nga SBPOK të hënën (10 prill) në vendkalimin në Jarinje”, është shprehur avokati Niniq. /InLajmi/
https://twitter.com/INinic/status/1648715114906886147?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1648715114906886147%7Ctwgr%5Eac60fd95e997275a8e360cd27113f2b5c5a5a4c4%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fekonomiaonline.com%2Favokati-serb-ne-serbi-po-arrestohen-kundershtaret-e-srpskas-nje-ish-polic-ne-mesin-e-tyre%2F