Për më shumë se 10 vite shumë data u premtuan për liberalizimin e vizave, e u kërkuan kompromise të ndryshme nga Bashkimi Evropian madje edhe urime të ndryshme e të shumta qytetarët kosovarë morën nga liderët institucional, mos të harrojmë që u hapen edhe shampanja, shkruan InLajmi.
E njëri nga liderët institucional para disa vitesh deklaroi se “liberalizimi i vizave për Kosovën është bërë pardje”.
Deklaratave të shumta, pritjeve e urimeve i erdhi fundi, një proces i cili kishte më shumë se një dekadë që po zvarritjes po përfundonte të martën e 18 Prillit.
Kjo pasi Parlamenti Evropian në këtë ditë miratoi vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Vendimit të Parlamentit Evropian iu gëzuan shumë opozitë e pozitë e Kosovës e meritat këta të fundit përpiqen të ia lënë “namin” vetes.
Por këtë liberalizim Kosova duket se e pagoi shtrenjtë derisa edhe qeveritë e kaluara por edhe kjo e tashmja kanë bërë dhjetra lëshime që nga Demarkacioni, Specialja e deri tani tek Asociacioni.
Kështu e vlerëson analisti politik Ali Sefaj i cili tha se i gjithë ky proces i vonuar ka qenë politik.
“Kosova liberalizimin e ka paguar shtrenjtë gjer tani. Qeveritë paraprake i kanë bërë dhjetëra lëshime në negociata, kanë themeluar Specialen, i kanë dhënë Malit të Zi 8200 hektar. Ndërsa qeveria aktuale, bëri marrëveshjen për energjinë, pranoji Planin Franko Gjerman ku Kosova zotohet ti përmbushë të gjitha marrëveshjet përfshi Asociacionin por tani në nivel me të avancuar në vet menaxhim dhe status special për Kishën Ortodokse Serbe. Pra pas të gjitha këtyre lëshimeve na dhanë liberalizimin, të cilin do duhej ta merrnim bashkë me vendet e tjera të rajonit”, deklaroi Sefaj për InLajmin.
E kjo vonesë e liberalizimit të vizave për analistin politik ishte krejtësisht politike e aspak për mos-përmbushjeve të kritereve.
“Sepse asnjëra prej tyre nuk qëndron në asnjë fushe me mirë se ne. Por qe për ne pengesa ishte politike dhe jo e mos përmbushjes se kritereve”, shtoi tutje ai. /InLajmi/