Zëvendësdrejtori i policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani. ka treguar se nga aksidenti në rrugën Mitrovicë-Leposaviq, 2 persona kanë pësuar lëndime
2 persona kanë mbetur të lënduar si shkak i një aksidenti në rrugën Mitrovicë-Leposaviq, pasditen e së enjtes.
Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.
“Janë 2 të lënduar…kemi nevojë për konfirmim nga mjeku për gjendjen e tyre shëndetësore”,ka deklaruar Elshani, shkruan Dukagjini.
Ndër të tjera bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në mes të një kamioni dhe një veture.