Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, përcjell InLajmi.
Përgatitjet për mbledhjen e përbashkët të 2 qeverive, e cila do të jetë e nënta me radhë e që do të mbahet me 14 qershor, dhe niveli i zbatueshmërisë së marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani, ishin fokusi i bisedës.
Kryeministri Kurti dhe ambasadori Minxhozi diskutuan edhe për bashkëpunimin 2 palësh ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, veçanërisht në fushat me interes të përbashkët, dhe për zhvillimet aktuale në vend dhe rajon.
Ambasadori Minxhozi uroi kryeministrin Kurti dhe popullin e Kosovës për vendimin e liberalizimit të vizave, që dje u votua në Parlamentin Evropian kurse sot u nënshkrua. Po ashtu përgëzoi kryeministrin dhe qytetarët e Republikës edhe për marrëveshjen e fundit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, që u arritë së fundmi, e që mundëson lëvizjen e lirë të qytetarëve në zonat ndërkufitare në gjithsej 26 vendkalime kufitare. /InLajmi/