• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 16 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Si do të reflektojë liberalizimi i vizave në ekonominë e Kosovës, tregon Gërxhaliu

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
19 April 2023
në KRYESORE
0 0
0
Si do të reflektojë liberalizimi i vizave në ekonominë e Kosovës, tregon Gërxhaliu
0
SHPERNDARJE
58
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Pritjes shumëvjeçare për liberalizimin e vizave për Kosovën i erdhi fundi të martën, pasi Parlamenti Evropian i dha dritën e gjelbër këtij vendimi pa pasur nevojë për votim, ngaqë gjeti mbështetje nga shumica e deputetëve të këtij parlamenti. Kështu zbatimi i vendimit të liberalizimit të vizave për Kosovën u vendos të hyjë fuqi nga një janari i vitit 2024, shkruan InLajmi.

Vendimi i Parlamentit Evropian u mirëprit nga qytetarë e liderë shtetërorë, të cilët e cilësuan si një vendim të mirë, por shumë të vonuar për Kosovën, e cila deri tani ishte e izoluar në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Pas vitit 2024, qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë lirshëm në atë që njihet si zona Schengen për të shkuar në vendet e BE-së si turistë, por asesi për të punuar. Ky liberalizim mbase ngjall shpresa tek popullata, me theks te veçantë tek të rinjtë që mund të shkojnë në vendet e BE-së, por kujtojmë se vizat Schengen nuk janë me të drejtë pune, prandaj edhe ky fakt zbeh gëzimin e kosovarëve se mund të shkojnë të punojnë në vendet e treta me viza të tilla.

Ndonëse liberalizimi i vizave e heq Kosovën nga izolimi shumëvjeçar për të udhëtuar lirshëm, ky vendim i Bashkimit Evropian mund të reflektojë pozitivisht në aspektin ekonomik, por në anën tjetër mund të pasojë në një eksod i madh qytetarësh drejt Evropës, gjë të cilën e kemi parë edhe me vendet e tjera të rajonit, që tashmë ka vite që gëzojnë lëvizjen e lirë.

Përfitimet më të theksuara nga liberalizimi i vizave, Kosova mund t’i ketë në aspektin ekonomik thotë eksperti i ekonomisë Safet Gërxhaliu, i cili gjithashtu shprehet i shqetësuar për mundësinë e një fluksi të lartë të qytetarëve drejt BE-së pas vitit 2023.

Gërxhaliu konsideron se liberalizimi i vizave për Kosovën është një vendim i duhur, por mjaft i vonuar për qytetarët, të cilët ndër vite ishin të izoluar nga vendet e Bashkimit Evropian.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën është një vendim i duhur, por i vonuar për qytetarët dhe për Kosovën. Në aspektin psikologjik nuk i bëhet nder Kosovës, pasi ndër vite ka qenë një ndër vendet më të izoluara”, tha Gërxhaliu.

Tutje, Gërxhaliu vlerëson se liberalizimi i vizave për Kosovën do të ofrojë mundësi të mira për bizneset, duke shtuar se ato do të kenë mundësi të reja për kontakte dhe partneritet të ri me kompani evropiane, të cilat nuk kanë pasur mundësi lëvizjeje deri tani.

Për më tepër, ai thekson se më së shumti nga liberalizimi do të përfitojnë kompanitë e transportit, duke pasur parasysh numrin e madh të kosovarëve që synojnë t’ia mësyjnë Bashkimit Evropian pas vitit 2023.

“Në aspektin ekonomik, komuniteti i biznesit do të ketë mundësi për kontakte dhe partneritet të ri me kompani evropiane, por në të njëjtën kohë edhe për ofrim të shërbimeve sepse shumë kompani prodhuese në Kosovë nuk kanë pasur mundësi lëvizjeje deri tani, çka edhe ka bërë që ata të presin për shërbime, promontim apo gjëra të tjera. Gjithashtu në 6 muajt e parë pas fillimit të lëvizjes së lirë, më së shumti do të përfitojnë edhe kompanitë e transportit”,tha ai për InLajmin.

Gërxhaliu thotë se liberalizimi i vizave për Kosovën mund të ndikojë edhe në uljen e remitancave nga diaspora, duke theksuar se efekti i kësaj lëvizje do të ndikojë shumë në këtë aspekt.

“Në anën tjetër, Kosova është mburrur me vite për dërgesën apo remitancat nga diaspora, por duhet të kuptohet e vërteta tjetër, që lëvizjet e shumta nga Kosova drejt Evropës do të ketë efekt në uljen e remitancave, për shkak se paraja e tyre do të jetë e ndarë edhe për të qëndruar atje edhe për të ndihmuar”, tha Gërxhaliu.

Eksperti i ekonomisë thotë se Kosova mund të përballet me eksod të madh tash pas liberalizimit të vizave, prandaj në këtë aspekt shton se duhet të kemi kujdes që heqja e vizave të mos keqpërdoret.

Gërxhaliu propozon që të organizohen kampanja vetëdijësuese, në mënyrë që të rinjtë ta kuptojnë se nuk është zgjidhje migrimi dhe se Evropa nuk është ajo që ka qenë më parë.

“Ajo çka vërtetë duhet ta kemi parasysh është zhvillimi i kampanjave vetëdijësuese për moslargimin e të rinjëve, në mënyrë që ata ta kuptojnë se nuk është zgjidhje migrimi dhe se Evropa nuk është ajo që ka qenë më parë. Në këtë drejtim nuk duhet eufori, por duhet dialog, partneritet dhe vetëdijësim, në mënyrë që të mos keqpërdoret liberalizimi i vizave si një tentativë për një fluks apo eksod masiv që në start”, tha ai.

Për më tepër, Gërxhaliu thotë se pasojat e largimit të të rinjëve mund të jenë të mëdha ndërsa përmend faktin se sektori privat mund të përballet me mungesë të fuqisë së punëtorëve përgjatë viteve në vijim, nëse ky fluks vazhdon.

Megjithatë ai shprehet optimist se të rinjtë me kalimin e kohës do të kthehen në Kosovë, e kjo sipas tij, do të ndodhë kur ata ta kuptojnë se Evropa nuk është ajo parajsa e ëndërruar.

“Ky eksod apo largim i të rinjëve mund të ketë pasoja të mëdha në disa forma. Largimi i të rinjëve do të jetë shumë sfidues për sektorin privat, sidomos për rritjen e pagave dhe sigurimin e fuqisë punëtore. Megjithatë e gjitha kjo besoj se do të jetë kalimtare sepse me kalimin e kohës do të kuptohet se Evropa nuk është ajo parasja e ëndërruar dhe të rinjtë do të kthehen prapë në Kosovë”, tha Gërxhaliu.

Ndryshe, këtë të mërkurë në Strasburg është nënshkruar akti ligjor i Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën. Shqipe Vishaj /InLajmi/

Tags: Bashkimi EvropianLiberalizimi i vizaveSafet Gërxhaliu
Postimi i mëparshëm

Detaje nga takimi i Krasniqit me kandidatët e PDK-së për zgjedhjet në veri

Postimi tjetër

Kurti pas vendimit për viza: Qytetarët kosovar tani mund të ndihen evropian

Të ngjajshme Postime

Paralajmërimi i Kryeprokurorit: Së shpejti aktakuzë për vrasjen e Jasharëve
KRYESORE

Paralajmërimi i Kryeprokurorit: Së shpejti aktakuzë për vrasjen e Jasharëve

15 January 2026
Hoti kërkon lidershqip të ri në LDK: Më 2021 kemi vendosur këtë standard, z. Abdixhiku e ka promovuar
KRYESORE

Hoti kërkon lidershqip të ri në LDK: Më 2021 kemi vendosur këtë standard, z. Abdixhiku e ka promovuar

15 January 2026
Deklaratat përfundimtare në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve caktohen për 9-18 shkurt
KRYESORE

Deklaratat përfundimtare në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve caktohen për 9-18 shkurt

15 January 2026
Osmani: Reçaku dëshmi e gjenocidit ndaj shqiptarëve
KRYESORE

Osmani: Reçaku dëshmi e gjenocidit ndaj shqiptarëve

15 January 2026
Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet
KRYESORE

Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet

15 January 2026
Nga torturat ç’njerëzore deri te vrasjet, çka thotë aktakuza për Masakrën e Reçakut?
KRYESORE

Nga torturat ç’njerëzore deri te vrasjet, çka thotë aktakuza për Masakrën e Reçakut?

14 January 2026
Postimi tjetër
Serbia nuk “zbaton” marrëveshjet, Kurti: BE-ja si ndërmjetëse e ka fjalën për çdo shkelje a devijim

Kurti pas vendimit për viza: Qytetarët kosovar tani mund të ndihen evropian

Lajmet e fundit

A ia dha çmimin Nobel për Paqen? Machado jep detaje nga takimi me Trump: Shkoi shumë mirë

A ia dha çmimin Nobel për Paqen? Machado jep detaje nga takimi me Trump: Shkoi shumë mirë

15 January 2026
Reperi iranian i shpëton protestave: Po i mbytin njerëzit në gjak

Reperi iranian i shpëton protestave: Po i mbytin njerëzit në gjak

15 January 2026
Yll Limani nuk do të këndoj në klube të natës gjatë vitit 2026 – kjo është arsyeja

Yll Limani nuk do të këndoj në klube të natës gjatë vitit 2026 – kjo është arsyeja

15 January 2026
Paralajmërimi i Kryeprokurorit: Së shpejti aktakuzë për vrasjen e Jasharëve

Paralajmërimi i Kryeprokurorit: Së shpejti aktakuzë për vrasjen e Jasharëve

15 January 2026
Një i lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Aksidenti me fatalitet në rrugën Komoran-Carralevë, edhe katër të lënduar

15 January 2026
E rëndë, 28 vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident në Slloveni

E rëndë, 28 vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident në Slloveni

15 January 2026
Hoti kërkon lidershqip të ri në LDK: Më 2021 kemi vendosur këtë standard, z. Abdixhiku e ka promovuar

Hoti kërkon lidershqip të ri në LDK: Më 2021 kemi vendosur këtë standard, z. Abdixhiku e ka promovuar

15 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu