Ndërsa qeveria federale përshkallëzon përpjekjet e saj për të mbyllur Tik Tok-un, ajo po përballet me një realitet të zymtë, pasi edhe një Uashington i bashkuar politikisht mund të mos ketë fuqitë rregullatore dhe ligjore për të fshirë Tik Tok nga telefonat e qytetarëve amerikanë, transmeton Inlajmi.
Disa javë më parë dukej sikur ditët e kompanisë Tik Tok në Amerikë ishin të numëruara.
Administrata e presidentit Joe Biden kishte kërkuar që aplikacioni i videos në pronësi kineze të shitet ose ndalohet plotërisht në Shtetet e Bashkuara për shkak se dyshohet se aplikacioni po “thith” një mori të dhënash të ndjeshme në SHBA, shkruan The Politico.
Ekspertë ligjorë theksojnë se ndalimi i Tik Tok-ut mund të përballet me shumë pengesa për të funksionuar. /InLajmi/