Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar për mungesës së vazhdueshme të kuorumit në Kuvend, përcjell InLajmi.
Çitaku ka fajësuar partinë në pushtet që po dështon të siguroj shumicën e nevojshme në Kuvend.
Sipas saj mungesa e deputetëve të shumicës parlamentare është papërgjegjësi e tyre.duke thënë se kjo është papërgjegjësi.
Më tej Çitaku theksoi se Kuvendi nuk është show, por puna e parë e deputetëve është miratimi dhe inicimi i nismave ligjore, është vend pune, kontratë me qytetarin.
Postimi i plotë i saj:
Një parti që ka fituar mbi 50% të votave dështon në mënyrë të vazhdueshme të sigurojë shumicën e nevojshme në Kuvend.
Papërgjegjësi e skajshme.
Puna e parë dhe kryesore e deputetëve është miratimi dhe inicimi i nismave ligjore. Jo hajt pak. Jo deklarimet jashtë rendit të ditës. Jo show.
Është vend pune. Është kontratë me qytetarin. /InLajmi/