Deputeti i PDK-së njëherësh ish-drejtor i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj ka kiritikuar punën e qeverisë Kurti me theks të veçantë për vendimet e marra lidhur me zhvillimet në veri të vendit.
Qalaj në Prime Time ka paralajmëruar incidente të përmasave të mëdha këtë të dielë, ditën kur pritet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për 4 kryetarët e komunave të veriut të Mitrovicës.
“Kontrabanda është aty. Por, për shkak se policët janë të rrezikuar nuk reagojnë. Nëse e bëjmë një vlerësim të situatës së sigurisë, policia e Kosovës duhet të përgatitet për ndonjë incident të përmasave të mëdha.”, tha Qalaj,
Qalaj përmendi 2 skenarë që sipas tij serbët do të veprojnë në bazë të tyre, ditën kur mbahen zgjedhjet.
Ai tha se njëri nga ta është që serbët të protestojnë në formën e njëjtë si kishin bërë shqiptarët në vitet e 90-ta, si dhe mund të ketë “aksione të ngjashme si vrasja e politikanit serb”likfidime të politikanëve serb në veri.
“Skenari – kur një president i një shteti armiqsor i urdhëron e kërcënon serbët e veriut që të mos marrin pjesë në zgjedhje, kjo tregon po synon të ketë trazira të mëdha. Tjetri, Daçiq pati thënë se komuniteti serb në veri do të veproj njësoj si shqiptarët në vitet e 90-ta. Siç e kanë likujduar Oliver Ivanoviqin e të tjerët, mund të bëjnë edhe ndonjë aksion të tillë.”, tha Qalaj