Seanca që ishte paraparë të mbahej këtë të mërkurë në Kuvendin e Kosovës dështoi për shkak të mungesës së kuorumit, raporton InLajmi.
Lidhur me këtë reagoi kryekuvendari Glauk Konjufca, i cili e cilësoi si sjellje të papërgjegjshme mungesën e deputetëve në kuvend ndërsa tha se kjo legjislaturë nuk e meriton të vazhdojë.
Në rend dite në Kuvendin e Kosovës do të shqyrtoheshin 36 pikat e papërfunduara nga seancat e mbajtura më 2, 9, 23 shkurt, 9, 23 mars dhe 6 e 7 prill 2023.
Ndër pikat që do të shqyrtoheshin ishte edhe votimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës; Votimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës; Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje; përzgjedhja e një anëtari joekzekutiv të BQK-së; propozimi i GP “Multietnik” për shkarkimin e nënkryetarit të Kuvendit, Bekim Arifi etj. /InLajmi/