Kryeministri i Kosovës Albin Kurti këtë të mërkurë përkujtoi 80 vjetorin e Kryengritjes së Getos së Varshavës, përcjell InLajmi.
I pari i ekzekutivit tha se populli i Kosovës qëndron në solidaritet me luftëtarët jashtëzakonisht të guximshëm.
Kurti shtoi se populli i Kosovës solidarizohet edhe me të gjithë të mbijetuarit dhe viktimat e Holokaustit
Postimi i plotë i tij:
Sot në 80-vjetorin e Kryengritjes së Getos së Varshavës, ne nderojmë luftën njëmujore kundër trupave gjermane të brigadave SS që frymëzoi akte të tjera të panumërta të guximshme të rezistencës. Ne qëndrojmë në solidaritet me luftëtarët jashtëzakonisht të guximshëm, si dhe me të gjithë të mbijetuarit dhe viktimat e Holokaustit /InLajmi/