• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 20 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Teknologji

Ja çfarë do të krijojë Elon Musk, këto janë planet e reja të tij

Libona Gegaj nga Libona Gegaj
19 April 2023
në Teknologji
0 0
0
Elon Musk hyri në Guinness, por pse?
0
SHPERNDARJE
16
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Pronari miliarder i rrjetit social Twitter, Elon Musk, po i bie sërish këmbanave paralajmëruese për rreziqet e inteligjencës artificiale për njerëzimin. Ai pretendon se një projekt ekzistues i Inteligjencës Artificiale punon me paragjykime në favor të së majtës liberale dhe planifikon që një platformë e tij e të shërbejë si baraspeshë.

Musk i tha komentatorit të televizionit amerikan, Fox News, Tucker Carlson gjatë një interviste të transmetuar mbrëmjen e së hënës se ai planifikon të krijojë një alternativë ndaj projektit aktual “ChatGPT” që ai po e quan “TruthGPT”.

Sipas tij kjo do të jetë një “Inteligjencë artificiale e kërkimit të së vërtetës që përpiqet të kuptojë natyrën e universit”.

Ideja, tha zoti Musk, është se një Inteligjencë Artificiale që dëshiron të kuptojë njerëzimin ka më pak gjasa ta shkatërrojë atë.

Ai tha gjithashtu se është i shqetësuar se projekti i tanishëm ‘ChatGPT’ “po punon për të qenë politikisht korrekt”.

Në pjesën e parë të kësaj interviste me moderatorin e Fox News, Carlson, zoti Musk gjithashtu mbrojti rregullimin me ligj të inteligjencës artificiale, duke thënë se ai është një “adhurues i madh” i kësaj ideje. Ai e quajti inteligjencën artificiale “më të rrezikshme” se raketat dhe tha se ka potencialin të shkatërrojë njerëzimin.

Zoti Musk ka regjistruar një biznes të ri të quajtur “X.AI Corp” në Nevada. Sipas faqes së internetit të zyrës së sekretarit të shtetit të Nevadës, biznesi u formua më 9 mars dhe Elon Musk është drejtor ndërsa këshilltari i tij, Jared Birchall, është sekretar.

Zoti Musk për shumë vite ka shprehur mendime të forta për inteligjencën artificiale dhe ka kundërshtuar udhëheqës të tjerë të bizneseve të teknologjisë, përfshirë Mark Zuckerbergun dhe Bill Gatesin, duke thënë se kanë njohuri “të kufizuara” të fushës.

Kur nisi punën organizata “OpenAI” përmes së cilës u krijua projekti i Inteligjencës Artificiale “ChatGPT”, zoti Musk ishte një nga investititorët. Ai gjithashtu e bashkë-kryesoi bordin pas themelimit të tij më 2015 si një laborator kërkimor jofitimprurës i Inteligjencës Artificiale. Por zoti Musk qëndroi atje vetëm për disa vjet, duke dhënë dorëheqjen nga bordi në fillim të vitit 2018, një vendim ky që organizata me seli në San Francisko e lidhi me një prej kompanive ku zoti Musk është pronar, Tesla ku ndërtoheshin sistemet e automatizuara të drejtimit të automjeteve.

“Ndërsa Tesla vazhdon të përqëndrohet më shumë në Inteligjencën Artificale, kjo do të eliminojë një konflikt të mundshëm të ardhshëm për zotin Elon”, tha “OpenAI” në një deklaratë të publikuar në shkurt të vitit 2018.

“Unë e emërova dhe krijova konceptin”, tha zoti Musk gjatë intervistës me Fox Neës, duke u ankuar që “OpenAI” tani është aleat i ngushtë me kompaninë “Microsoft” dhe nuk është më një organizatë jofitimprurëse, shkruan VOA

“Tesla po konkurronte për disa nga të njëjtët njerëz si ‘OpenAI’ dhe unë nuk isha dakord me disa nga ato që ekipi i tyre donte të bënte”, shkroi Musk në Twitter në vitin 2019 duke e sqaruar arsyen pse u largua nga bordi.

 

Tags: Elon MuskTwitter
Postimi i mëparshëm

Opozita me kritika të ashpra ndaj mazhorancës, shkak seancat e dështuara

Postimi tjetër

Policia në aksion, parandalon garat e shpejtësisë në 3 lokacione të ndryshme

Të ngjajshme Postime

Subaru WRX: A e dini se çfarë do të thotë emblema legjendare që pushtoi botën e garave të rallyt?
Vetura

Subaru WRX: A e dini se çfarë do të thotë emblema legjendare që pushtoi botën e garave të rallyt?

25 August 2025
Çfarë ndodh kur shtypni butonin e frenit elektronik të parkimit gjatë drejtimit të automjetit?
Vetura

Çfarë ndodh kur shtypni butonin e frenit elektronik të parkimit gjatë drejtimit të automjetit?

11 August 2025
ChatGPT tani ju kërkon të bëni një pauzë nëse bisedoni për një kohë të gjatë me të
Teknologji

ChatGPT tani ju kërkon të bëni një pauzë nëse bisedoni për një kohë të gjatë me të

5 August 2025
Bie ChatGPT
Teknologji

Bie ChatGPT

10 June 2025
Photoshop tani i disponueshëm për telefonat, zbulohet se cilat veçori janë falas
Kompjuterë

Photoshop tani i disponueshëm për telefonat, zbulohet se cilat veçori janë falas

5 June 2025
Super laseri sjell internet dhjetë herë më të shpejtë
Teknologji

Super laseri sjell internet dhjetë herë më të shpejtë

29 May 2025
Postimi tjetër
Ky është numri i aksidenteve në Kosovë brenda 11 muajve të këtij viti

Policia në aksion, parandalon garat e shpejtësisë në 3 lokacione të ndryshme

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu