Këtë të mërkurë u raportua për një alarm bombe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, përcjell InLajmi.
Rastin për gazetën InLajmi e konfirmoi zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës Valentina Gara.
E para pak minutash Gara bëri më dije se pas ndërmarrjes të gjitha veprimeve ka rezultuar që kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rremë.
Gara tutje shtoi se ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht”. /InLajmi/