Në Kosovë na pret mot i ndryshueshëm, me vranësira, intervale kohore me diell dhe rrebeshe lokale shiu. Vende-vende kalimthi priten rrebeshe intensive me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë, por nuk priten reshje në tërë territorin. Edhe nesër do të jetë freskët për shkak të erërave nga veriu. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 15 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore nesër pritet të mbajë mot me vranësira, intervale kohore me diell dhe rrebeshe lokale shiu.
Të premtën mot pranveror, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Ende në disa vise mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh të izoluar shiu. Temperaturat deri në 20 gradë Celsius e në Shqipëri deri në 24 ose 25 gradë Celsius.




















