Partia Demokratike nisi sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Fushata nisi me sloganin “Frymëmarrje për Shqipërinë” në Pallatin e Sportit ‘Fahrije Hoti’.
Enkelejd Alibeaj do të prezantojë sot kandidatin për Tiranën, Roland Bejkon i cili do të kandidojë përballë 5 kandidatëve të tjerë.
Në nisjen e fushatës elektorale do të mbajnë fjalim 9 persona, mes tyre Enkelejd Alibeaj dhe kandidati Roland Bejko, shkruan Top Channel.
Në zgjedhjet e 14 majit, Bejko do të jetë përballë Arlind Qorrit nga ‘Lëvizja Bashkë’, Marko Dajtit nga ‘Fronti i Majtë’, Lajla Pernaska PDIU, Erion Veliaj i PS dhe Belind Këllici ‘Bashkë Fitojmë’.