Më shumë se 185 njerëz janë vrarë dhe 1.800 civilë dhe luftëtarë janë plagosur në 3 ditët e fundit në përleshjet midis forcave rivale ushtarake të vendit, transmeton InLajmi.
Luftimet po zhvillohen mes ushtarëve të rregullt dhe forcës paramilitare Forca e Mbështetjes së Shpejtë.
Qytetarët po ankohen për mungesën e ujit të pijshëm dhe të energjisë elektrike.
Përpjekjet po vazhdojnë për të detyruar ushtrinë dhe grupin paraushtarak të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë të zbatojnë një armëpushim 24-orësh.
RSF ka plaçkitur në disa zona të banuara të kryeqytetit.

Një paciente femër në spitalin Al-Zara tha për BBC të hënën se situata po përkeqësohej pasi nuk kishte ilaçe apo ushqime. Spitali tashmë është i mbipopulluar pasi mori pacientë nga një spital tjetër që ishte sulmuar nga RSF, shkruan BBC.
Mungesa e furnizimeve është një problem në mbarë vendin, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). /InLajmi/