Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku reagoi këtë të martë pas miratimit në Parlamentin Evropian liberalizimi i vizave për Kosovën, përcjell InLajmi
Sipas Çitakut, vonesa prej disa viteve ka ndodhur pikërisht për shkak të kauzave të rrejshme të eksponentëve të klasës politike që sot janë në pushtet.
Më tej ajo falënderoi të gjithë zyrtarët publik për punën dhe angazhimin në përmbushjen e kritereve të paracaktuara nga Komisioni Evropian.
Postimi i plotë i saj:
Me shumë vite vonesë, disa të shkaktuara nga kauzat e rrejshme të eksponentëve të klasës politike që sot janë në pushtet, e disa të tjera nga shpërfillja nga ana e B.E, më në fund u përmbyll procesi i stërgjatur i liberalizimit të vizave.
Mirënjohje dhe falenderim të gjithë zyrtarëve publik, në Institucionet qëndrore dhe lokale, për punën dhe angazhimin në përmbushjen e kritereve të paracaktuara nga Komisioni Evropian. /InLajmi/




















