Pas heqjes së vizave për Kosovën, deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, theksoi se institucionet e Bashkimit Evropian kanë vlerësuar aktivitetin serioz të Qeverisë së Kosovës për të përmbushur të gjitha kriteret, përcjell InLajmi.
Statovci tha se Kosova po vazhdon misionin e saj integrues në strukturat veri-atlantike-perëndimore.
Për më tepër, ajo shtoi se liberalizimi i vizave për Kosovën është një motivacion që të mos ndalemi, por të ecim përpara drejt sukseseve tjera integruese të shtetit tonë.
Postimi i plotë i saj:
Parlamenti Evropian 🇪🇺 miraton lëvizjen e lirë për qytetarët evropianë të Kosovës.
Institucionet e BE-së kanë vlerësuar pozitivisht aktivitetin serioz të Qeverisë së Kosovës për të përmbushur të gjitha kriteret, përfshi përforcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Kosova 🇽🇰 vazhdon misionin e saj integrues në strukturat veri-atlantike-perëndimore. Ky është një motivacion që të mos ndalemi, por të ecim përpara drejt sukseseve tjera integruese të shtetit tonë. /InLajmi/