I pari i Qeverisë së Kosovës ,Albin Kurti, ka vizituar Agjencinë Kadastrale të Kosovës ku u takua me zv.drjtorin e përgjithshëm i AKK-së Avni Ahmeti, përcjell InLajmi.
Në këtë takim Kryeministri Kurti deklaroi se qeveria e udhëhequr nga ai gjatë 2 viteve në AKK është duke i investuar 16 milionë euro.
“Parimet dhe objektivat e një agjencie shtetërore gjithmonë duhet të kenë në cak shërbenim transparent dhe shërbime të shpejta ndaj qytetarëve ndaj qytetarëve. Përkrahje e qeverisë për këtë institucion nuk do të mungojë. Ndryshimet tranfsormuse po bëhen në gjitha institucionet e administratave. 20 milionë euro janë investuar gjatë 20 viteve në AKK, tash gjatë qeverisjes tonë 2 vjeçare janë duke u investuar 16 milionë euro”, deklaroi Kurti.
Ndërsa pas takimit kryeministri Kurti së bashku me ministrin e MMPHI-së Liburn Aliu dhe Zv. Drejtorin e përgjithshëm të AKK-së Avni Ahmeti, do të vendosin gurthemelin për objektin e ri të AKK-së, në rrugën “Nekibe Kelmendi”, te Pallati i Drejtësisë. /InLajmi/